Ushtria izraelite ka konfirmuar vdekjen e ushtares, Noa Marciani, që Hamasi e rrëmbeu dhe e mbajti në Gazë pas sulmit të 7 tetorit mbi territorin e Izraelit.
Forcat Mbrojtëse të Izraelit kanë bërë të ditur se kanë njoftuar familjen e 19-vjeçares rreth vdekjes së saj.
Marciano ishte duke bërë roje në kibucin Nahal Oz, kur filloi sulmi i armatosur i Hamasit që arriti ta thyejë gardhin mbrojtës që ndanë kufirin Izrael-Gazë.