Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Ushtria e Izraelit ka rrethuar plotësisht qytetin e Gazës, sekretari Antony Blinken takim me qeverinë

08:28 / November 3, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
AP23306612772346
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka mbërritur në Izrael, ku pritet të zhvillojë diskutime me qeverinë izraelite. Kjo është vizita e dytë e Blinken në Izrael që kur Hamasi nisi një seri sulmesh më 7 Tetor dhe Izraeli filloi ofensivën hakmarrëse në Gaza.

Udhëtimi i tij do të ketë në fokus mbrojtjen e civilëve që Rripin e Gazës. Para se të nisej për në Izrael, Blinken u shpreh se do të kërkonte masa konkrete nga Izreali për të siguruar që dëmtimi i civilëve palestinezë të minimizohej.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Matthew Miller, u shpreh se Blinken do ta nënvizojë mbështetjen e administratës Biden për të drejtën e Izraelit për t’u vetëmbrojtur, por, gjithashtu, do ta theksojë rëndësinë e minimizimit të viktimave civile dhe të garantimit se ndihmat humanitare arrijnë tek palestinezët e pafajshëm në Gazë.

Sipas Miller, sigurimi i lirimit të qindra pengjeve që po mbahen nga grupi i Hamasit në Gazë, lehtësimi i kalimit të palestinezëve me pasaporta të huaja dhe të huajve nga Gaza në Egjipt, si dhe parandalimi i shpërthimit të një lufte më të gjerë rajonale, do të jenë çështje kyçe në axhendën e Blinkenit.

Më herët, Presidenti i SHBA, Joe Biden bëri thirrje për pauza humanitare në konflikt. Vizita e Blinkenit në shtetin izraelit vjen pasi Izraeli deklaroi se të enjten në mbrëmje se ushtria e tij kishte rrethuar plotësisht qytetin e Gazës dhe ishte duke u përfshirë në beteja ballë për ballë me luftëtarët e Hamasit.

Antony Blinken Sekretari Amerikan i Shtetit
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ish-sekretari i Përgjithshëm i NATO-s: Kosova duhet t’i japë fund paralizës politike! Uniteti kombëtar, më i rëndësishëm se kurrë

10:48 / September 4, 2026

Witkoff dhe Kushner drejt Kievit e Moskës, SHBA intensifikon përpjekjet për një zgjidhje të luftës Rusi-Ukrainë

09:57 / September 4, 2026

Vance për konfliktin me Iranin: Kjo nuk është luftë! Trafiku në Ngushticën e Hormuzit është “pothuajse normal”

09:37 / September 4, 2026

Maduro dhe gruaja e tij kërkojnë rrëzimin e akuzave për trafik droge: Gëzojmë imunitet

17:38 / September 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.