Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Ushtria izraelite operacion tokësor! Lëshon fletëpalosje në veri të Gazës, paralajmëron banorët që të largohen nga jugu

19:28 / October 28, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
izrael 3
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shefi i shtabit të përgjithshëm të Forcave të Mbrojtjes të Izraelit, Herzi Halevi, ka dhënë një video përditësim katërminutësh ku ka thënë se Izraeli po kalon në fazën tjetër të luftës.

“Forcat tona po operojnë aktualisht në terren në Rripin e Gazës”, thotë ai. “Ushtarët dhe komandantët më të mirë të Izraelit janë tani në Gaza dhe se gjatë ditëve të fundit, IDF ka vazhduar të synojë dhe eliminojë komandantët e organizatës terroriste Hamas”.

Herzi Halevi thotë se objektivat e Izraelit për luftën kërkojnë një operacion tokësor.

“Për të ekspozuar dhe shkatërruar armikun, nuk ka rrugë tjetër veçse të hysh me forcë në territorin e tij”, thotë ai.

Halevi vazhdon duke përmendur pengjet që mbahen nga Hamasi që mendohet se janë 229 duke thënë se kthimi i tyre është një “përpjekje supreme kombëtare”. Ai e përfundon deklaratën e tij duke thënë: “Do të fitojmë”.

Zëdhënësi i ushtrisë izraelite Daniel Hagari u ka bërë një “lutje urgjente” qytetarëve të Gazës veriore dhe qytetit të Gazës që të lëvizin në jug, duke shtuar se “dritarja e tyre për të vepruar po mbyllet”.

Ky paralajmërim erdhi përmes një postimi në X, të cilin shumica e banorëve të Gazës aktualisht nuk mund ta shohin për shkak të ndërprerjes së internetit. Por ushtria izraelite gjithashtu ka hedhur fletëpalosje në Gaza me një paralajmërim të ngjashëm.

Fletëpalosjet, të shkruara në arabisht, paralajmërojnë se veriu i territorit është bërë një “fushë beteje” që nuk është e sigurt dhe se njerëzit duhet të shkojnë në jug.

fletepalosje ushtria
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

A po afrohet paqja në Ukrainë? Moska dhe Parisi nisin bisedimet

12:19 / February 10, 2026

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.