Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Ushtria izraelite thërret rezervistët për operacionet të tjera në Gazë

20:32 / April 14, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ushtria izraelite
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ushtria izraelite ka thënë të dielën se shumë shpejt do t’i thërrasë dy divizione të rezervistëve për operacione në Gazë, ku është duke e luftuar Hamasin, grupin palestinez të shpallur terrorist prej Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian.

“Në përputhje me vlerësimet e situatave, Forcat e Mbrojtjes së Izraelit do të thërrasin dy brigada me rezervistë për aktivitete operacionale në frontin në Gazë”, ka thënë ushtria, pa ofruar më shumë hollësi.

Më herët gjatë këtij muaji, Izraeli e ka tërhequr një pjesë të forcave prej Gazës, duke thënë se trupat do të përgatiten për operacione tjera në atë territor, përfshirë zonën jugore, Rafah, ku janë strehuar më shumë se 1 milion palestinezë, të ikur prej zonave tjera të luftës.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu është zotuar për evakuim të civilëve prej Rafahut, para nisjes së ndonjë ofensive, me qëllim të shkatërrimit të batalioneve të Hamasit, mirëpo ka bërë pak për të ulur shqetësimet ndërkombëtare lidhur me sulmet e planifikuara, shkruan REL.

Lufta në Gazë është nxitur prej sulmeve të Hamasit në komunitetet izraelite në zonat kufitare më 7 tetor, duke vrarë rreth 1.200 njerëz, dhe duke marrë rreth 240 pengje.

Izraeli beson se 130 pengje janë ende në Gazë ndërsa të paktën 34 kanë vdekur.

Si pasojë e ofensivës izraelite kundër Hamasit në Gazë me qëllim të shkatërrimit të grupit janë vrarë më shumë se 33.600 palestinezë, shumica gra dhe fëmijë.

Irani mbështet Hamasin dhe disa rrjete tjera luftarake në rajon, përfshirë Hezbollahun në Liban, të cilat kryejnë sulme të shpeshta kundër izraelitëve.

gaza rezervistët Ushtria izraelite
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

A po afrohet paqja në Ukrainë? Moska dhe Parisi nisin bisedimet

12:19 / February 10, 2026

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.