Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Ushtria me 40 mjete taktike “Made in Albania” Rama: Së shpejti do të kemi mbrojtjen më të sofistikuar kundërajrore

13:02 / July 31, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ushtria
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ushtria shqiptare është pajisur me 40 mjetet e para taktike të prodhuara në Shqipëri sipas standardeve të NATO-s, nga kompania “Timak Defence”, ku është pronar dhe shteti shqiptar. Në ceremoninë e dorëzimit, kryeministri Edi Rama e cilësoi këtë një hap të rëndësishëm për industrinë ushtarake shqiptare, duke thënë se vendi po hyn në një fazë të re të prodhimit të pajisjeve të mbrojtjes.

“Janë 40 mjete të prodhuara me kolosët e industrisë së automotivit, të cilët i kanë besuar TIMAK. Këto mjete i vihen në dispozicion ushtrisë shqiptare. Sot kemi hyrë në një fazë të re, ku Shqipëria nuk është vetëm përdoruese e teknologjisë së mbrojtjes, por edhe zhvilluese e saj”, tha Rama.

Rama tha se objektivi është që brenda vitit 2028 Forcat e Armatosura të kenë të gjitha mjetet dhe kapacitetet sipas standardeve të NATO-s. Madje, nuk përjashtoi as mundësinë që Shqipëria të pajisje me prodhime ‘made in Albania’ edhe ushtrinë më të fuqishme të botës, atë amerikane.

“Brenda 2028, ushtria shqiptare do t’i këtë të gjitha mjetet, të gjitha kapacitete, që nga makina më  e lehtë, deri te armët më të sofistikuara. Do ketë flotë mjetesh të madhe sipas standardeve të NATO-s, për numër forcash, për kilometër për territor, do jetë e pajisur me shumëçka tjetër që ka nisur të projektohet dhe prodhohet në vend. Mos u çudisni të ekspozojmë gjëra të prodhuara këtu që do t’ia japim edhe ushtrisë më të madhe të botës, ushtrisë amerikane. Parafytyroni një ushtar të SHBA me prodhime ‘made in Albania’. Kush do ta kishte imagjinuar sikur tua thoshin deri pak vite më parë. Kjo është Shqipëria tjetër që ne kemi ndërtuar dhe do nisë të japë të tjera lloj rendimentesh dhe të tjera lloj produktesh duke pasur këtu parasysh industrinë ushtarake”, tha Rama.

Kryeministri njoftoi gjithashtu se aktualisht po prodhohen edhe 14 automjete të reja zjarrfikëse.

“14 zjarrfikëse të reja po prodhohen nga TIMAK. 14 zjarrfikëse ne nuk i kemi bërë dot bashkë në 14 vite, kur e morëm Shqipërinë pa zjarrfikëse. Sot kemi një flotë zjarrfikësesh, por të pamjaftueshme”, theksoi Rama.

Kryeministri thotë se mbrojtja e samitit  të NATO-s në Tiranë do të bëhet me dronë inteligjentë, ndërsa bëri me dije se Shqipëria do të pajiset me mbrojtjen më të sofistikuar kundërajrore.

40 mjete Albania mbrojtjen Rama taktike ushtria
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Emërimi i Jola Hysës në krye të Agjencisë së Turizmit, Berisha: Korruptimi dhe rrënimi i opozitës, politikë e Ramës

13:58 / July 31, 2026

Blendi Gonxhja: Gjatë gjashtë muajve të parë të vitit janë zhvilluar 1700 evente në fushën e artit

13:24 / July 31, 2026

“Territorialja”, Berisha për draftin e PS: Raportin s’e paraqitën në komision, Rama e kuptoi se e ka betejë të humbur

12:27 / July 31, 2026

Lirohet nga burgu ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj

12:08 / July 31, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.