Një person vendosi sipër liqenit të Gazivodës, i cili shtrihet mes Kosovës dhe Serbisë, një flamur shqiptar. Të alarmuara nga ky veprim, forcat serbe hoqën menjëherë flamurin.
Sipas mediave serbe, flamuri është vënë re të dielën në mëngjes, nga ushtria. Të armatosur, ushtarët serbë shkuan në vendngjarje të armatosur dhe hoqën flamurin. Aksioni u zhvillua në orët e para të mëngjesit të djeshëm.