Ushtritë e Shqipërisë dhe Kosovës janë bërë bashkë ditën e sotme për të pastruar Fierzën, Vermicën dhe mjedisin në doganën e përbashkët.
Të pranishëm në këtë aksion me moton “Lundro dhe Pastro” ishine dhe ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi dhe dy ministrat e Kosovës, të Mbrojtjes dhe Industrisë. Gjatë këtij aksioni u mblodhën tonelata mbeturinash që kishin mbuluar vijën liqenore që ndodhet nën hijen masive të Pashtrikut dhe Sharrit.
Klosi tha se ambientin e përbashkët duhet ta ruajmë dhe ta trajtojmë si një destinacion turistik që afron gjithë shqiptarinë. Ndërkohë ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Armend Muhaj, u shpreh se ky aksion i sotëm është fillimi i bashkëpunimit mes Forcave të Sigurisë së Kosovës me Forcat e Armatosura të Shqipërisë.