Një 42-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi akuzohet për dhunë në familje.
Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Delvinë, arrestuan në flagrancë shtetasin me inicialet N.M., 42 vjeç, banues në Delvinë, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëjetueses.
Ndërkohë, specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Delvinë, shpallën në kërkim një 15 vjeçare, banuese në Delvinë, pasi ka bërë kallëzim babai i saj, se i është larguar vajza së bashku me ish bashkëshorten e tij.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
