Joelle, vajza e Alban Dudushit tashmë është bërë një zonjushë e vërtetë, teksa këtë fundjavë që shkoi ka festuar dhe minimaturën me klasën.
Vajza e moderatorit kishte shoqërues special në këtë festë pikërisht të atin. Ka qenë Bieta Sulo, partnerja e Albanit që ka publikuar foton e dyshes simpatike në Instastory.
“Joelle dhe shoqëruesi i saj në mbrëmjen e minimaturës”, ka shkruar Bieta në foton ku dallohet se vajza krah të atit. Bieta ruan marrëdhënie të mira me Joelle-n dhe këtë e tregon gjithnjë në rrjetet sociale.

