Mjafton të kujtojmë familjen në të cilën bën pjesë për të kujtuar që Harper Beckham nuk mund të ishte ndryshe përveçse një vogëlushe plot stil.
Së fundmi, ajo ishte pjesë e javës së modës në Londër, ku provoi se që tani ka shije që e dallojnë nga bashkëmoshataret e saj. E veshur e gjitha me të zeza, e vogla e shtëpisë dukej identik si ikona e modës- Anna Ëintour. Arsyeja? Modeli i njëjti i okëve!
Harper është vetëm 7-vjeç, por që tani ka arritur të rrëmbëje vemendjen e të gjithëve. Teksa qëndronte në rresht të parë bashkë me të atin, rastisi të ulej pranë drejtoreshës ekzekutive të Vogue dhe dukeshin kaq njësoj. Imazhin që krijonin fansat e vunë re menjëherë dhe nisën të fotoshoponin David Beckham-in gjithashtu. Ky i fundit s’vonoi ta postonte në llogarinë e tij të Instagram-it, ku pyetu ndjekësit se “kujt i shkon më shumë ky model okësh”.
Se nga e ka trashëguar vogëlushja, kjo s’do shumë mend. Pasardhësit e Victoria-s s’mund kurrsesi të ishin pa stil!