Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Vajza e Jakup Krasniqit flet për fëmijërinë e saj gjatë luftës: Iknim nga një fshat në tjetrin

23:44 / December 29, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
gresa krasniqi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Jakup Krasniqi nuk mund të jetë sot në studion e emisonit “Opinion”, por është ftuar vajza e tij, Gresë Krasniqi e cila përveç që përfaqëson babain ka bërë një gjest i cili ishte impresionues për çdo familje shqiptare, shkoi në Hagë në burg për të marrë bekimin e babait të saj.

Gresë Krasniqi ka treguar me detaje jetën e saj në periudhën e luftës në Kosovë dhe vështirësitë me të cilat është ndeshur gjatë fëmijërisë, duke lëvizur në fshatra të ndryshëm në mënyrë që të mos identifikoheshin si familja e Jakup Krasniqit pasi rrezikonin jetën në të kundërt.

Gresë Krasniqi: Para se të nis të flas, do të doja shumë që të lexoja një pjesë të shkurtër të babait, të postuar në vitin 2017. Unë nuk dua që t’i humb liritë e mia, të fituara pas shumë përpjekeve, mundimeve dhe flijimeve të shumta të brezave. Unë e dua lirinë dhe jetën me dinjitet dhe integritet pa të cilat nuk mund të jetoj si njeri, prandaj dua të vdes vetëm njëherë, skllevërit vdesin përditë. Pra i tillë ëshët babai plot dinjitet dhe me karakter dhe nuk ka si të mos jetë mirë.

Blendi Fevziu: Si ishte herën e fundit që e takove?

Gresë Krasniqi: Ishte shumë mirë.

Blendi Fevizu: I vura re që të katërt janë shumë të motivuar tani pavarësisht asaj që po ndodh. Gresa nuk foli këtu se mund t’i quhet si provë, por po flas unë: Gjykim krejtësisht i padrejtë.

Gresë Krasniqi: Do ta them dhe unë se është një gjykim krejtësisht i padrejtë për shkak se babi gjithë luftën e ka bërë që ne të kemi lirinë e shprehjes.

Blendi Fevziu: Gresa, ti e mban mend babain në luftë?

Gresë Krasniqi: Po, e mbaj mend kam qenë 5-6 vjeç.

Blendi Fevziu: Babai të la në shtëpi dhe u nis në mal që të luftonte?

Gresë Krasniqi: Po. Meqënëse babi ishte pjesëtari i parë i UÇK-së, i cili doli publikisht pa maskë dhe pa nofkë, familja e tij, ne ishim vazhdimisht në ikje nga një fshat në tjetrin varësisht personave të cilët na ofronin strehë për shkak se vendodhja jonë rrezikohej të zbulohej. Kështu qëndruam deri në përfundim të luftës.

Blendi Fevziu: Si e mban mend takimin e parë me babain pas lufte?

Gresa Krasniqi: E maj mend para se të fillonte të shkonte në konferencën e Rambujesë. Mami na përgatiti duke na thënë se nuk duhet të dihet se jeni vajzat e tij. Ne i premtuam se do të qëndronim mirë, megjithatë kur e pamë babin nga larg nuk e mbajtëm premtimin dhe vrapuam në drejtim të babit dhe e përqafuam. Gjatë luftës nuk merrnim shumë informacione, ndoshta përmes miqve të tij.

E mbaj mend në 1999, në 25 Shtator e kisha ditëlindjen dhe një natë më parë mami më tha se babi do të vinte për të bërë surprizë. Të nesërmen, fatkeqësisht në fshatin ku ndodheshim, hynë Forcat e Armatosura të Serbisë dhe ne me të gjithë fshatarët e tjerë u detyruam të lëshonim fshatin, fillova të qaj sepse u frikësova shumë për babin sepse kisha frikë se do të vinte aty dhe do ta vrisnin, por mami më tha se mos ki frikë se e kanë njoftuar.

femijeria grase krasniqi Jakup Krasniqi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

A po afrohet paqja në Ukrainë? Moska dhe Parisi nisin bisedimet

12:19 / February 10, 2026

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.