Meadow Walker, vajza e Paul Walker, ka hapur një kapitull të ri në jetën e saj me Louis Thornton-Allan, duke kurorëzuar dashurinë e tyre në martesë! Modelja 22-vjeçare i ka dhënë fund beqarisë në 22 tetor dhe këtë lajm e ka bërë vetë të ditur përmes një postimi në Instagram.
Në këtë ditë të veçantë nuk ka munguar as aktori Vin Diesel i cili është kumbari i Meadow dhe e shoqëroi atë në altar në vendin e të atit. Ky një moment emocionues, ku Diesel nuk hoqi dorë kurrë nga familja e Paul Walker, ku i ka qëndruar gjithmonë pranë dhe i ka mbështetur.