Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Futboll

Vajza matjane rekordmene e golave për Vllazninë

23:10 / February 18, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Megi Doci
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Rreth 100 km larg Tiranës, në fshatin Prell të Burrelit është lindur golëshënuesja më e mirë në botë për vitin 2018, Megi Doçi, e cila vetëm vitin e shkuar shënoi 84 gola.

Gjithçka ka filluar në shkollën 9-vjeçare të fshatit. “Kjo është shkolla ime, shkolla Gani Sinani, ku kam kryer 7 vite mësim. Këtu kam hedhur hapat e parë sa i përket futbollit, me shoqet dhe shokët e klasës”, thotë Megi. Babai i saj ka qenë shtysa kryesore, që 22-vjeçarja, ndryshe nga bashkëmoshataret e saj të fshatit, të merrej me futboll.

“Kur mora vesh që u formua një ekip në Tiranë, u largova nga këtu. Babai ka qenë motivi kryesor që unë kam filluar të luaj futboll”, rrëfen Megi. “Që kur ka qenë 6 vjeç e merrnim me vete për të parë ndeshje ndërkombëtare, në Champions apo për Botërorin, ndaj i hyri në gjak. Ka pasion të madh për futbollin, ndaj vazhdoi këtë rrugë”, thotë i ati, Hasan Doçi.

“Nuk isha dakord, sepse është një sport shumë i rëndë dhe jo për femra. Tani jam shumë krenare që është bërë kjo që është sot”, thotë e ëma, Nafie Doçi. Sot, pasi ka rreth 10 vite që aktivizohet në skuadra të ndryshme, Megi jeton pak metra nga fusha ku stërvitet me ekipin e meshkujve të Shkëndijes, pranë Shkollës së Futbollit në Kamëz.

“Në ditët kur është kohë e keqe, apo kur kemi ndonjë program mësimor e nuk mund të dalim në stërvitje, Megi bëhet shumë keq dhe habitet sesi ne nuk mund të bëjmë stërvitje. Ne jemi detyruar të rregullojmë edhe orarin e shkollës, që çdo ditë të kemi seanca stërvitore dhe Megi të mos mërzitet dhe të jetë gjithmonë e pranishme”, tha Luan Pinari, trajner i Shkëndijës. Ndërkohë, ajo ka synime të mëdha për karrierën e saj dhe premisat janë të mira. “Sigurisht që idhulli im është Cristiano Ronaldo. Ndjek shembullin e tij për goditjet e dënimit, lëvizjet dhe gjithçka. Jam motivuar gjithmonë duke parë atë. Nëse largohem nga këtu, pse të mos konkurroj për Topin e Artë për femra”, thotë Megi Doçi, futbolliste e ekipit Vllaznia për femra.

futbolliste megidoci
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Sjelljet e tifozëve në ndeshjet respektive, Komisioni i Disiplinës në FSHF gjobit Elbasanin dhe Vllazninë! “E pëson” edhe trajneri i Egnatias

21:19 / February 5, 2026

Zyrtarizohen delegatët dhe kandidaturat për zgjedhjet e FSHF

20:18 / January 29, 2026

Lot, dhimbje dhe lule në “Selman Stërmasi”, KF Tirana e Flamurtari i japin lamtumirën vajzës 10-vjeçare të futbollistit Alvarez

14:19 / January 25, 2026

Ishte në prag largimi dhe u rikthye në lojtar kyç, mesfushori i Kombëtares mëson vendimin e rëndësishëm

13:41 / January 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.