Një djalë i ri i ishte vënë nga pas një të miture në Përmet, duke iu bërë asaj makth.
Policia bën me dije se 14-vjeçarja, pasi është ndjerë e bezdisur dhe e shqetësuar nga përndjekësi i saj, i është drejtuar Komisariatit të Policisë.
Mësohet se blutë e Përmetit bënë ndalimin e shtetasit A. Z., 24 vjeç.
Ai akuzohet tani për ‘Përndjekje’ dhe do të hetohet pas hekurave nga Prokuroria e Përmetit.
