Byzylyku Cartier Love është tashmë një aksesor ikonë. Është krijuar fillimisht rreth 50 vite më parë, ai është ende një ndër produktet luksoze më të kërkuara në botë. Edhe vajzat e pasura shqiptare kanë blerë të paktën 1 byzylyk të tillë.
Sipas një kërkimi të thjeshtë në internet lidhur me çmimin e byzylykut ‘Love’ të Cartier, thuhet se versioni më i lirë i tij janë atë në ngjyrë rozë, ose arë i verdhë dhe kushtojnë duke nisur nga 4500 dollarë. Byzylyku ar në ngjyrë të verdhë me një diamant është 5300 dollarë dhe për të pasur me më shumë diamant në rreth çmimi vjen duke u rritur duke shkuar edhe mbi 40 mijë dollarë.
Legjenda
Byzylykut ‘Love’ të Cartier u krijuar fillimisht në vitin 1969, mendohet se u
frymëzuar nga ‘brezi i virgjërisë’. E për këtë, ju duhet të përdorni një
kaçavidë. “Ajo që njerëzit modernë duan janë simbolet e dashurisë që të mos
jenë të lehta për t’u hequr. Në fund të fundit, vet dashuria është një vlerë e
përjetshme”, ka thënë dizajneri i bizhuterive dhe krijuesi i byzylykut “Love”
të Cartier në kohën e krijimit të tij. Cartier madje realizoi edhe një tutorial
në YouTube për të ndihmuar klientët e tij që procesi i fiksimit dhe zhbllokimit
të byzylykut të jetë pak më i lehtë.
Këtë byzylyk e kanë pasur edhe çiftet me profile të larta si Elizabeth Taylor dhe Richard Burton, dhe Ali McGraë dhe Steve McQueen.
(Burimi Bordo)