Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Vaksina më paralizoi”, gazetari i njohur shqiptar rrëfen historinë e trishtë të jetës së tij

09:12 / April 6, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
640 0 606c0747b3e19
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gazetari i njohur sportiv, Ervin Baku ka bërë dje vaksinën anti-COVID. Nisur nga ky fakt gazetari ka ndarë edhe historinë  e trishtë të jetës së tij me vaksinat.

Ai rrëfen se kur ishte 3 muaj e 9 ditë pasi bëri vaksinën kundër poliomielitit u paralizua.

Postimi i plotë:

UNË & VAKSINA

Kemi histori të gjatë. Që nga lindja ime. Në Tiranë, më 10 mars 1970. Vaksina e poliomielitit ishte në shtator. Më 19 qershor 1970, pra 3 muajsh e 9 ditë, unë u paralizova… Lavdi Zotit, falë prindërve të mi të mrekullueshëm, falë mjekut popullor Shaban Pelingu (I ndrittë shpirti atje ku është), u ngrita në këmbë … Më vonë, falë emblemës së ortopedisë shqiptare Panajot Boga (I ndrittë shpirti atje ku është) dhe Prof. Dr. francez Jacques Caton u blindova për një jetë shumë të gjatë, duke kapërcyer të gjitha pengesat. Një e nga një. Prej shumë kohësh, poliomielitin e kam marrë si një bekim shumë të madh të të Madhit Zot! Për t’i treguar të gjithëve se në jetë nuk ka asgjë të pamundur! Absolutisht, asgjë! E gjithë Lavdia i shkon Krijuesit!

Të premten, 2 prill 2021, bëra serologjikun: IgG>Negative, IgM>Negative. E pra, që prej fillimit të pandemisë botërore, unë nuk kam ndaluar asnjë sekondë. Dhe kurrë nuk kam mbajtur maskë… Të falem nderit I Madhi Zot!

Të falem nderit që më mbron & bekon!

Këtë mëngjes, bëra vaksinën. Ishte treni i radhës në jetën time aktive… Nuk mund ta humbisja!

Tiranë, Sheshi Skënderbej, 5 prill 2021.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarr në një pallat 4-katësh në Lezhë, disa persona përfundojnë në spital të lënduar dhe nga asfiksia

17:37 / November 7, 2026

Skema mbështetëse për fëmijët me aftësi ndryshe, ministrja Spahiu nga Gjirokastra: Përfitojnë rreth 10 mijë prej tyre, në 2027 hyn në zbatim

15:18 / November 7, 2026

The Banker: Investitorët po zbulojnë potencialin e Shqipërisë

14:24 / November 7, 2026

Deputetët në krye të protestës, mungon Berisha/ Pas qëndrimit përpara Kryeministrisë, PD nis marshimin drejt Ministrisë së Arsimit, aty ku janë studentët

14:18 / November 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.