Kompania gjermane farmaceutike po punon për një vaksinë që mendohet të jetë gati në vjeshtë. BBC thotë se kompania Curevac ka qenë në qendër të mediave në fundjavë pasi mediat raportuan se Uashingtoni i kishte ofrar një çek të bardhë kompanië për të pasur vaksinën ekskluzivisht për SHBA-në.
Kompania megjithatë është shprehur se e ka refuzuar ofertën konkrete nga Uashingtoni. Një nga pronarët e kompanisë ka dhënë për gjermanen FAZ se nëse gjërat do shkojnë mirë vaksina mund të krijohet në fillim të verës dhe më pas të aprovohet për të qenë gati në vjeshtë.
