Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Shëndeti

Vaksina Pfizer, 100% efikase te adoleshentët pas katër muajve

23:57 / November 22, 20211 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Pfizer
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kompanitë Pfizer dhe BioNTech kanë thënë se vaksina e tyre kundër koronavirusit ka qenë 100 për qind efikase te fëmijët e grupmoshës 12-15 vjeç, katër muaj pas marrjes së dozës së dytë.

Kompanitë kanë thënë se të dhënat e reja, që kanë përfshirë 2,228 pjesëmarrës, do të forcojnë aplikacionin për miratim të plotë të vaksinës në Shtetet e Bashkuara dhe gjithë botën.

Asnjë shqetësim për sigurinë nuk është vërejtur te pjesëmarrësit, të paktën gjashtë muaj pas marrjes së dozës së dytë.

“Ndërkohë që komuniteti ynë shëndetësor punon për të rritur numrin e personave të vaksinuar në botë, këto të dhëna rrisin besueshmërinë në sigurinë e vaksinave dhe efektin te adoleshentët”, ka thënë shefi i kompanisë, Pfizer, Albert Bourla.

“Kjo gjë është sidomos e rëndësishme kur shohim që po rritet shkalla e infektimit te kjo grupmoshë, ndërkohë që shkalla e vaksinimit është zvogëluar”.

Shqetësimi më i madh në mesin e kësaj grupmoshe është inflamacioni në zemër (miokardi) te meshkujt. Mirëpo këto raste janë shumë të ralla dhe përfitimet nga vaksinat tejkalojnë rreziqet, sipas të dhënave.

Edhe vetë sëmundja COVID-19, që shkakton koronavirusi, mund të shkaktojë miokard, qoftë në raste më të shpeshta, apo edhe më të rënda.

“Pfizer” adoleshentet vaksina
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Neurologu: Pagjumësia kronike, një faktor që dëmton trurin

14:29 / September 18, 2026

Ndriçimi i tepërt, rrezik për zemrën

11:13 / September 16, 2026

Lodhje? Rathë të zinj nën sy? Si ta kuptoni nëse është mungesë hekuri

13:33 / September 7, 2026

Fruthi rikthehet në Kosovë/ 151 raste të konfirmuara, mbi 95% te personave të pavaksinuar

15:21 / September 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.