Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Vaksina, si po e sfidojnë Trampin, Obama, Bushi dhe Klinton

22:39 / December 8, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
obama
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Obama, Bush dhe Clinton do të vaksinohen drejtpërdrejt para kamerave televizive

Tre ish-presidentë amerikanë dalin në terren për të mbështetur fushatën kundër vaksinimit Covid: për të promovuar përdorimin e antidotit nga qytetarët.

Barack Obama, George W. Bush dhe Bill Clinton kanë dalë vullnetarë për t’u vaksinuar dhe njoftuan se do ta bëjnë vaksinën drejtpërdrejt në transmetim televiziv në rrjetet kombëtare.

Kjo është një iniciativë me të cilën ata shpresojnë të mbështesin përpjekjet e autoriteteve shëndetësore në fushatën e vaksinimit.

Këto institucione do të angazhohen për të bindur opinionin publik mbi sigurinë e vaksinës dhe mbi nevojën për t’iu nënshtruar asaj pasi FDA – US Food and Drug Administration të ketë autorizuar shpërndarjen e saj.

Freddy Ford, shefi i stafit të Bush, tha për CNN se ish-presidenti foli me Anthony Fauci – drejtor i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive (National Institute of Allergy and Infectious Diseases) – dhe Deborah Birx, koordinatore për Shtëpinë e Bardhë për emergjencën Covid, për të pyetur se si mund të ndihmojë në promovimin e fushatës së vaksinimit, raporton noa.al

“Disa javë më parë, Presidenti Bush më kërkoi të informoja Doktor Fauci dhe Dr. Birx se – në momentin e duhur – ai synon të bëjë atë që mundet për të inkurajuar shtetasit merikanë të vaksinohen,” i tha Ford CNN-it.

Ai shtoi: “Së pari, vaksinat duhet të kenë autorizimin që vërteton sigurinë e tyre. Atëherë, Presidenti Bush do të rreshtohet për ta bërë atë, dhe ai me kënaqësi para kamerave.”

Zyrtari për shtyp i Klintonit gjithashtu tha se ish-presidenti është në favor të vaksinimit publik në mënyrë që të promovojë fushatën.

“Presidenti Clinton sigurisht që do të vaksinohet sa më shpejt që të jetë e mundur, duke respektuar përparësitë e vendosura nga autoritetet shëndetësore. Dhe do ta bëjë këtë publikisht nëse ndihmon në nxitjen e të gjithë amerikanëve që të bëjnë të njëjtën gjë”, ka deklaruar Angel Urena.

Sa i përket paraardhësit të Trump, Obama tha se nëse Fauci thotë se vaksina është e sigurt, ai do ta besojë atë.

“Mund të vaksinohem drejtpërdrejt ose të filmohem ndërsa vaksinohem, thjesht për t’u treguar njerëzve që kam besim në shkencë, ndërsa nuk kam besim në marrjen e Covid,” tha ai.

Në këtë mënyrë, tre ish presidentët që qeverisin Amerikën secili nga tetë vjet, po sfidojnë Trampin jo vetëm me mandatin gjysmak përballë tyre, por edhe duke e nxitur që të dalë me qëndrim mbi këtë vaksinë.

presidentet publikisht SHBA vaksinen
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

A po afrohet paqja në Ukrainë? Moska dhe Parisi nisin bisedimet

12:19 / February 10, 2026

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.