Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Vaksinat e gripit monopol, e shet vetëm “Orange Farmaci”. Urdhri i Farmacistëve: Ndërhyni menjëherë

23:31 / October 1, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
farmaci
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Përmes një statusi në faqen e tyre zyrtare, Urdhri i Farmacistëve të Shqipërisë i bëjnë thirrje organeve ligjzbatuese të vendit, Agjencisë Kombëtare të Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore, të ndërhyjnë menjëherë për të ndaluar dhe shkatërruar këtë monopol, që është në dëm të konkurrencës së lirë.

Vaksinat e gripit të cilat ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu i prezantoi me aq bujë, janë në dorën e një farmacie të vetme. Urdhri i Farmacistëve të Shqipërisë ka ngritur këtë shqetësim, duke bërë me dije se vaksinat e gripit që do të duhet të blihen nga të gjithë qytetarët që nuk përfshihen nga shtresat që i përfitojnë falas, shiten vetëm në farmacitë e “Orange farmaci” dhe askund tjetër.

Vetë rrjeti farmaceutik “Orange”, e reklamon marrjen e kësaj vaksine si diçka ekskluzive edhe pse është totalisht në shkelje të normave statusore dhe Kodit Deontologjik Farmaceutik.

Përmes një statusi në faqen e tyre zyrtare, Urdhri i Farmacistëve të Shqipërisë i bëjnë thirrje organeve ligjzbatuese të vendit, Agjencisë Kombëtare të Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore, të ndërhyjnë menjëherë për të ndaluar dhe shkatërruar këtë monopol, që është në dëm të konkurrencës së lire.

“Të nderuar kolegë, Bazuar në ankesat që na janë adresuar dhe njoftimeve në rrjete sociale, rezulton se jemi përpara faktit të monopolizimit të tregtimit të vaksinave të gripit siç rezulton dhe nga njoftimi i publikuar në rrjetet sociale, nga një prej rrjeteve farmaceutike. Duke e konsiuderuar këtë veprim si të paligjshmë, në shkelje të plotë të çdo norme statutore dhe Kodit Deontologjik Farmaceutik, i bëjmë thirrje subjekteve të përfshira në këtë veprim monopolist, ta ndërpresin atë menjëherë. U bëjmë thirrje gjithashtu organeve ligjzbatuese të vendit, Agjencisë Kombëtare të Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore, të ndërhyjnë menjëherë për të ndaluar dhe shkatërruar çdo monopol, në dëm të konkurrencës së lirë dhe mbi të gjitha në dëm të aksesit të popullatës në marrjen e shërbimit farmaceutik. U bëjmë thirrje gjithashtu, kolegëve farmacistë që ushtrojnë funksionin e drejtuesit teknik apo farmacistëve të punësuar në këto subjekte, të mos bëhen palë me veprimet antiligjore të pronarëve të tyre, por të zbatojnë me rigorozitet dispozitat ligjore dhe statutore ne fuqi. Në rast të kundërt, ndaj tyre do merren të gjitha masat disiplinore, të parashikuara në legjislacionin në fuqi, Statutin dhe Kodin Deontologjik Farmaceutik,”- shkruhet në status.

Por kush fshihet pas kompanisë “Orange Farmaci”?

“Orange Farmaci”, bazuar në të dhënat në QKR, që janë publike dhe të aksesueshme për të gjithë, është në pronësi të një rrjeti ortakësh, duke filluar nga “MEGAPHARMA” me 75% të aksioneve, Arjan Hamiti me 5% të aksioneve, Kushtrim Rudi me 5% të aksioneve, Stavrion Foto me 5% të aksioneve, Juxhin Palla me 5% të aksioneve dhe Denion Shengjergji me 5% të aksioneve. Administrator i kësaj kompanie është Hamiti.

farmac

farmacisteve urdheri
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shndërrimi ekonomik i Shqipërisë, Ekonomi: Të ardhurat për frymë të shqiptarëve drejt 15 mijë eurove

11:25 / February 7, 2026

Rritja e pagave për ushtarakët, Vengu: Synojmë nivelin e NATO-s

10:18 / February 6, 2026

Tirana pret Forumin Ekonomik të Korridorit VIII

12:06 / February 5, 2026

Dëgjesa me fermerët/ Balluku dhe Salla në Fier: Lidhja me fermerët e qarkut është më shumë se bashkëpunim

10:50 / February 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.