Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Vaksinat, Rama: Qëndron skenari i 14 muajve, mbërrijnë sot dozat e tjera Pfizer

10:08 / February 1, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
rama edi 54 770x423 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri Edi Rama bëri të ditur pas mbledhjes me drejtuesit politikë të qarqeve në PS se mbrëmjen e kësaj të hëne mbërrijnë dozat e dyta të vaksinës Pfizer, që edhe pse nuk kishte një numër të saktë tha se do të jetë më pak se herën e shkuar.

“Kemi vetëm një spostim në kohë pasi dozat e para të Pfizer do të vijnë në javën e tretë të janarit dhe sipas konfirmimit të fundit të parat mbërrijnë sot në darkë dhe do të vazhdojnë me faza, ndërkohë që jemi shumë afër një marrëveshjeje përfundimtare me AstraZeneca dhe po vazhdojmë kontaktet tona me disa vende. Për momentin mund ta them pa ekzagjerim që skenari i parë i vaksinimit brenda 14 muajsh nuk ka rënë akoma, pavarësisht vonesave objektive që nuk janë të lidhura me ne”, tha Rama.

Ai bëri të ditur se do të vijojë me vaksinimin e mjekëve e infermierëve. “Do vazhdojmë vaksinimin me mjekët dhe infermierët sepse janë ata që kanë radhën të parët. Nuk e kam sot tani në moment se dua të jap shifër të saktë sa do jenë dozat që do të mbërrijnë sot, e rëndësishme është që ne do të vazhdojmë të vaksinojmë të tjerë dhe e rëndësishme është që do duhet rreth një muaj të shohim me qartësi të gjithë procesin. Kështu që mbërrijnë doza më pak se herën e parë, po sidoqoftë e rëndësishme është që fillon vaksinimi i dytë, sepse këtë e kishim ndërkohë të garantuar dhe pa këto doza dhe vazhdojmë me te tjerët”, tha Rama.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Strasburgu në favor të Fredi Belerit”, GJEDNJ kritikon paraburgimin si joproporcional, Shqipëria duhet t’i paguajë 5,450 euro dëmshpërblim

15:50 / November 10, 2026

Dosja e ndarë e Veliajt, gjykata e posaçme jep vendimet për disa të pandehur në 25 nëntor

15:45 / November 10, 2026

Erion Veliaj kërkesë Blendi Klosit dhe SPAK-ut për të marrë pjesë në Asamblenë e PS-së!

15:43 / November 10, 2026

“Në 10 vite reformë nuk kemi ndërtuar asnjë gjykatë”, kreu i KLGJ-së kërkon troje dhe 199 punonjës/ Xhafaj kritika për Illyrian Guard: Shtet brenda shtetit

15:41 / November 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.