Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Vaksinë e Covid-19/ Trump i ofron 1 miliardë dollarë firmës gjermane për të siguruar

13:34 / March 16, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Trump 1 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gjermania është alarmuar nga përpjekjet e administratës Trump për të siguruar ekskluzivisht një vaksinë kundër koronavirusit vetëm për ShBA-në. Në fundjavë mediat gjermane raportuan se firmës CureVac i janë ofruar 1 miliardë dollarë për të zhvendosur punën kërkimore në ShBA. Gjermania e quajti këtë një çështje të sigurisë kombëtare.

Administrata Trump u përpoq të bindë një firmë gjermane që po zhvillon një vaksinë kundër koronavirusit që të zhvendosë kërkimet shkencore në Shtetet e Bashkuara. Sipas zyrtarëve gjermanë një gjë e tillë ka ndezur alarmin në Berlin dhe ekziston frika se presidenti Trump synon ta sigurojë vaksinën ekskluzivisht vetëm për SHBA-në.

Oferta doli gjatë një takimi të zhvilluar më 2 mars në Shtëpinë e Bardhë ku mori pjesë shefi i atëhershëm ekzekutiv i firmës CureVac, Daniel Menichella, një shtetas amerikan. Në takim mori pjesë shkurtimisht presidenti Trump dhe më pas bisedimet u ndoqën nga nënpresidenti Mike Pence, që kryeson grupin e punës kundër koronavirusit.

Por disa ditë më parë, CureVac, lajmëroi largimin e zotit Menichella, që e kishte drejtuar firmën për dy vjet dhe zëvendësimin e tij me shtetasin gjerman, Ingmar Hoerr.

Pasi lajmi u publikua në gazetën gjermane Welt am Sonntag, se Trump ka ofruar 1 miliard dollarë për të siguruar ekskluzivitetin e vaksinës, Shtëpia e Bardhë refuzoi të komentonte specifikisht, ndërsa tha vetëm se administrata ka folur me rreth 25 firma që po zhvillojnë vaksina.

Çështja është marrë me seriozitet nga kancelaria gjermane, ku ministri i Brendshëm Horst Seehofer, e quajti këtë jo vetëm një çështje ekonomike, por mbi të gjitha një çështje të sigurisë kombëtare. Pas qarkullimit të lajmit të dielën, disa ligjvënës reaguan me zemërim.

“Shitja ekskluzive e vaksinës në Shtetet e Bashkuara duhet të ndalet me çdokusht,” tha deputeti Karl Lauterbach, duke shtuar se “kapitalizmi ka një kufi.”

Më vonë u mësua se firma e ka refuzuar ofertën amerikane, ndërkohë që një pjesë e studimit është financuar me paratë e taksapaguesve.

 Firma CureVac thotë se do të ketë gati një vaksinë imunizuese në muajin qershor ose korrik dhe më pas do të kërkojë autorizim për testimin e saj tek njerëzit./Ora News.tv/

COVID-19 firmës gjermane tirananews.al trump
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

SHBA, miratohet buxheti rekord i mbrojtjes prej 1.15 trilionë dollarë

10:05 / July 23, 2026

Flakët kërcënojnë zonat turistike në Francë, mijëra pushues evakuohen

10:02 / July 23, 2026

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026

“The Odyssey” dominon kinematë, filmi i Nolanit arkëton 264 milionë dollarë në fundjavën e parë

18:15 / July 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.