Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Vaksinimi i punonjësve të sistemit arsimor në Shqipëri bëhet i detyrueshëm, zbardhet sms-ja: Të ketë përfunduar deri në shtator

16:36 / July 23, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
mesues
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Vaksinimi anti-covid për të gjithë punonjësit e sistemit arsimor është bërë me detyrim dhe duhet të ketë përfunduar deri në nisjen e sezonit të ri shkollor. Mësohet se drejtuesve të institucioneve arsimore u është kërkuar lista e mësuesve që nuk janë paraqitur për tu vaksinuar, duke ndryshuar kështu strategjinë e vaksinimit në Shqipëri.

Në mesazhin e dërguar nga Zyra Vendore Arsimore thuhet se në muajin shtator të këtij viti, i gjithë stafi drejtues, mësimor dhe ai ndihmës i institucioneve arsimore duhet te jete i vaksinuar.

Pershendetje. Brenda dites se sotme do te dergoni listën e mesuesve qe nuk jane vaksinuar. Ju lutemi sqaroni mesuesit se muajin Shtator 2021 i gjithe stafi drejtues, mesimor dhe ai ndihmes i institucioneve arsimore duhet te jete i vaksinuar. Edhe njehere lexoni mire mesazhin te gjithe mesuesit qe nuk e kane bere vaksinen urgjent te plotesojne tabelen! Raportimi duhet urgjent per ZVA.

Në vendin tonë kanë mbërritur deri tani 1 milion e 611 mijë e 790 doza vaksinash të llojeve të ndryshme dhe në total janë kryer më shumë se 1 milion e 90 mijë vaksinime. 455 mijë e 131 qytetarë i kanë marrë të dyja dozat e vaksinës antiCOVID. Që nga fillimi i procesit të vaksinimit, kryeministri Edi Rama dhe ministrja Ogerta Manastirliu kanë bërë thirrje që të gjithë qytetarët të vaksinohen, por asnjëherë nuk është thënë se kjo gjë do të jetë e detyrueshme./Dosja.al

sms vaksinimi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

KE propozon mbylljen e 3 kapitujve, Këshilli i BE: Vendimet për Shqipërinë në presidencën irlandeze

20:41 / June 3, 2026

Erjon Braçe shpallet i pafajshëm/ Vendimi nga Gjykata e Posaçme, u padit për shpifje nga një biznesmen

13:49 / June 3, 2026

“Resortet luksoze motor i ekonomisë”, Rama: Kjo është luftë hibride, që do mbarojë

13:46 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.