Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Vala e infektimeve të Covid-19 në Kinë, SHBA-ja po konsideron kufizime për mbërritjet kineze

13:40 / December 28, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kineee 770x412 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pas shtimit të infektimeve në Kinë, SHBA po shqyrton vendosjen e kufizimeve të reja Covid-19 për të ardhurit kinezë, pasi Pekini njoftoi se do të rihapë kufijtë e tij muajin e ardhshëm .

Zyrtarët amerikanë bëjnë me dije se kjo vjen për shkak të mungesës së transparencës mbi virusin nga qeveria kineze, pasi dhe rastet e infektimeve janë në rritje.

Vendet fqinjë të Kinës, si Japonia, Malajzia dhe Tajvani , janë të shqetësuara për importimin e rasteve Covid-19, duke vendosur masa të rrepta për udhëtarët kinezë, përfshirë dhe ata që rezultojnë negativë në testet e kryera. India po ashtu po rrit masat për udhëtarët që vijnë nga Kina.

Autoritetet e imigracionit të Kinës, kanë thënë se aplikimet për pasaporta për qytetarët kinezë që dëshirojnë të udhëtojnë ndërkombëtarisht do të rifillojnë nga 8 janari.

Linjat e fluturimeve kanë raportuar një rritje të trafikut, duke frikësuar kështu disa vende për përhapjen e mundshme të Covid-19.

“Ka shqetësime në rritje në komunitetin ndërkombëtar për rritjet e vazhdueshme të Covid-19 në Kinë dhe mungesën e të dhënave transparente, duke përfshirë të dhënat e sekuencës gjenomike virale,” kanë thënë zyrtarët amerikanë në një deklaratë për media.

Zëdhënësi i ministrit të Jashtëm të Kinës, Wang Wenbin ka akuzuar vendet dhe mediat perëndimore për një “shtrembërim të politikës Covid-19 në Kinë”.

Ai tha se Kina besonte se përgjigjet e të gjitha vendeve ndaj Covid-it duhet të jenë “të bazuara në shkencë dhe proporcionale” dhe “nuk duhet të ndikojnë në shkëmbimin normal njerëz-me-njerëz”.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zelensky: Negociatorët amerikanë kishin ide të mira për fundin e luftës

13:37 / September 8, 2026

Grabitje në muzeun e Renoir në Francë, vidhen katër vepra arti me vlerë 9 milionë euro

10:18 / September 8, 2026

Rikthimi i Harryt dhe Meghan Markle në Britani, Mbreti Charles sqaron statusin e çiftit: Nuk e përfaqësojnë Familjen Mbretërore

19:22 / September 7, 2026

“CDU-ja është tronditur nga themelet pas suksesit të AfD-së”- Kancelari Merz: Dorëheqja nuk është një opsion për mua

17:21 / September 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.