TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Të fundit

Harry e Meghan festojnë 4-vjetorin e martesës

00:02 / May 20, 2022

Puthjet e Kourtney dhe Travis nuk ju pëlqejnë aspak fëmijëve të saj, por çfarë thonë ekspertët për këtë?

23:57 / May 19, 2022

Bota e Jonidës në një foto!

23:51 / May 19, 2022

Dumani: Avokati Alban Bengasi më dha 120 mijë euro që t’i vrisnim ish-gruan

23:43 / May 19, 2022

Dumani zbulon sekretin: ‘Atentatet tashmë urdhërohen përmes Matrix’!

23:33 / May 19, 2022
Facebook Twitter Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Twitter Instagram
TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Abonohu
TiranaNewsTiranaNews
Kryesore

Vali Bizhga për presidente? Kush është “drejtoresha” që qëndron pas kryeministrit Edi Rama

15:55 / April 22, 20222 Min Lexim
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Shpërndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Ditën e sotme Sali Berisha përmendi emrin e Vali Bizhgës në konferencë me gazetarët, si kandidaten e preferuar të Edi Ramës për presidente.

“Po t’u pyes unë juve se cili ka dalë nga zarfat sekretë emri më i përfolur? A keni dëgjuar ndonjë emër ju? Ua them unë. Nuk keni dëgjuar. Sipas statistikave të Edi Ramës, 2/3 të sekreteve i kanë shkuar Vali Bizhgës. Po çfarë mund të presësh tjetër, në një kohë kur emri i saj nuk figuron në asnjë zarf. Kësaj i thonë zgjedhje. Prandaj i them unë zgjedhje si Cosa-Nostra” tha Berisha.

Disa vite më pare emri i saj u përmend në përgjimet e publikuara nga ‘Zëri i Amerikës’, të dosjes së Arben Çukos, e cila sipas Zërit të Amerikës kishte ndërhyrë te ish-drejtori i burgjeve për emërimet pa konkurs në administratë.

Publikimi i materialeve nga dosja e Prokurorisë së Krimeve të Rënda solli reagimin e ashpër të Ramës, i cili e quajti ‘Zërin e Amerikës’ pjesë të kazanit mediatik shqiptar. Ky reagim i ashpër i kryeministrit ndaj medias amerikane mendohet se lidhet pikërisht me përmendjen e emrit të Vali Bizhgës në artikull.

Ndonëse një person me profil të ulët në publik, Bizhga luan një rol thelbësor në jetën politike të Ramës. Ky fakt është pranuar nga ai vetë kur mori drejtimin e qeverisë, duke njoftuar se me Vali Bizhgën do të punonte krah më krah në Kryeministri, ashtu siç kishte bërë edhe në bashkinë e Tiranës.

Monika Kryemadhi e quan Vali Bizhgën “kryeministja e vërtetë”:

Në emisionin ‘Zonë e Lirë’, Kryemadhi u shpreh: “Vali Bizhga është Kryeministrja e vërtetë, kështu mendoj unë. Është njeriu që bën të gjitha gjërat. Bizhga mendoj se është personi që sakrifikon më shumë nga jeta personale në shërbim të Ramës. Ajo ka qenë nënkryetare e Bashkisë së Tiranës në kohën e Ramës. Në pamje të jashtme të jep përshtypjen si grua e brishtë, por është grua e fuqishme dhe përballon gjithë fluksin e punës. Është një nga njerëzit që menaxhon gjithë axhendën e Ramës. Ëngjëll Agaçi dhe Bizhga i zgjasin jetën Ramës në qeverisje”, tha Kryemadhi.

“Vali Bizhga, në kostumin e një presidenteje që i përshtatet Edi Ramës”, shkruan gazeta shqiptare. Përmendja e emrit të Vali Bizhgës si kandidate për presidente nga Sali Berisha mund të jetë pjesë e lojës politike. Është ende herët për të thënë se kush është e preferuara e Edi Ramës.

Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

Dumani: Avokati Alban Bengasi më dha 120 mijë euro që t’i vrisnim ish-gruan

23:43 / May 19, 2022

Dumani zbulon sekretin: ‘Atentatet tashmë urdhërohen përmes Matrix’!

23:33 / May 19, 2022

A do bashkëpunosh me Sali Berishën? Ilir Meta: Gjithçka varet nga raporti i tij me referendumet

23:20 / May 19, 2022

Gjata përplaset ashpër me Zhejin: Je një kalë race në stallën e analistëve shqiptar

23:07 / May 19, 2022
Shto koment

Lini një koment Cancel Reply

Kryesoret

Dumani: Avokati Alban Bengasi më dha 120 mijë euro që t’i vrisnim ish-gruan

23:43 / May 19, 2022

Dumani zbulon sekretin: ‘Atentatet tashmë urdhërohen përmes Matrix’!

23:33 / May 19, 2022

A do bashkëpunosh me Sali Berishën? Ilir Meta: Gjithçka varet nga raporti i tij me referendumet

23:20 / May 19, 2022

Andi Bushati dhe Ilir Meta përplasen ashpër për Dvoranin: I mirë kur ju dha pafajësinë për videon me Dritan Priftin

22:56 / May 19, 2022
Te fundit

Harry e Meghan festojnë 4-vjetorin e martesës

00:02 / May 20, 2022

Puthjet e Kourtney dhe Travis nuk ju pëlqejnë aspak fëmijëve të saj, por çfarë thonë ekspertët për këtë?

23:57 / May 19, 2022

Bota e Jonidës në një foto!

23:51 / May 19, 2022

Abonohu për më të fundit

Merni lajmet e fundit nga TiranaNews

Marketing
Tirana News
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube

Tirananews.al do të përçojë nga ju dhe për ju Shqipërinë, të djeshmen dhe të sotmen e saj. Lajme të paanshme, analiza të thelluara dhe argëtim i larmishëm

Facebook Twitter Instagram Pinterest YouTube

Abonohu për më të fundit

Merni lajmet e fundit nga TiranaNews

© 2022 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.