Mundësi i ekipit kombëtar, Chermen Valiev ka shkruar historinë për Shqipërinë, duke i dhënë vendit tonë medaljen e parë në Lojërat Olimpike.
Kryeministri Edi Rama ka uruar Valiev, për punën dhe medaljen historike. Kreu i qeverisë ka përshëndetur punën e Komiteti Olimpik Shqiptar, që drejtohet nga Fidel Ylli, dhe thekson se në Shqipëri jo vetëm që nuk largohen talentet, por vijnë edhe sportistë që kapin majat e botës.
”Medalja e Parë Olimpike në historinë tonë është një lajm që flet shumë për punën e Komitetit të Rilindur Olimpik Shqiptar nën drejtimin e Fidel Yllit, për të vërtetën që Shqipërisë jo nuk i ikin më talentet sportive të lindura këtu, po talente të lindura gjetkë e zgjedhin si atdheun e dytë për t’u stërvitur në kushte optimale e për t’u ngjitur në majat e botës, si edhe për fillimin e një historie të re që në vite do të sjellë fryte të gëzueshme falë lëvizjes masive sportive për fëmijët dhe investimeve masive në palestra e në infrastrukturë sportive. Faleminderit kampion”,- shkruan Rama.