Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Vangjel Dule dhe Fatmir Mediu e konfirmojnë: Opozita shkon në Parlament! Jemi në një republikë bananesh, duhet të jemi të unifikuar

22:01 / May 4, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
vangjeli dule
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Aleatët e Partisë Demokratike Vangjel Dule dhe Fatmir Mediu kanë deklaruar se Opozita do të futet në muajin shtator në Parlament. Të ftuar në emisionin “Log”, në ABC, Dule dhe Mediu thanë njëzëri se gjëja më e mirë që mund të bëjë Opozita është që të bëjë punën e saj të jashtëzakonshme në Parlament. 

Pjesë nga biseda mes tyre:

Vangjel Dule tha se: “Duhet të shkojmë hap pas hapi të gjithë së bashku të evidentojmë atë që ka ndodhur në zgjedhjet e 25 Prillit. Nuk kishte një humbje e PBDNJ apo koalicionit tonë. Vendi është në kryqëzimin më të rrezikshëm të këtij 10-vjeçari. Ose Shqipëria rrëshqet njëherë e mirë drejt regjimeve kaukaziane. Nuk kishim vetëm blerje masive vote por shtetin palë me një parti garuese në zgjedhjet e 25 prillit. Prandaj reflektimi ynë duhet të jetë i thellë. Sfida e sotme është faktimi i asaj që ka ndodhur më 25 Prill. Në një kohë që është e qartë që parlamentet mbyllen para zgjedhjeve parlamentare, thirren vetëm në seanca të jashtëzakonshme. Sot u zhvillua seanca e parë përtej çdo kornize të pranueshme. Qëndrimi do të jetë i përbashkët, siç kemi unifikuar qëndrimet në disa vite, edhe prania në Parlament do të jetë qëndrim i unifikuar i gjithë opozitës.”

Ndërsa Fatmir Mediu theksoi: “Funksionimi i këtij parlamenti është abuzim. Nuk kemi më shtet, jemi në një republikë bananesh. E rëndësishme është se çfarë do të ndodhë deri në shtator. Do shkoj në Parlament sepse opozita në parlament duhet të bëjë punën e sajë në mënyrë të padiskutueshme.”

Opozita parlament
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Interpelanca për emigracionin e paligjshëm, Lamallari: Nuk jemi kamp tranziti, as korridor kalimi për trafikimin njerëzor

13:42 / June 4, 2026

Begaj pret presidentin e Lituanisë: Marrëdhënie të shkëlqyera dhe miqësore midis dy vendeve

13:20 / June 4, 2026

“PS me Ramën u ka mundur 8 herë”/ Zvërneci, Balla-opozitës: Mbani një qëndrim, jeni pro apo kundër investimit

11:25 / June 4, 2026

“Bëni teatër me Zvërnecin”, deputeti socialist sulmon opozitën: Nuk folët kur duhej, dolët për show

11:19 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.