Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Vangjeli/ “Arrestimi i Veliajt, i tepruar dhe kriminal”

22:42 / February 13, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
lorenc vangjeli 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Analisti Lorenc Vangjeli komentoi sot arrestimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Ai e quajti arrestimin e Veliajt si “të tepruar, madje kriminal”. Ndër të tjera ai tha se kryeministri Edi Rama është njeriu i fundit që do t’i interesonte që Veliaj të shkonte në burg.

“Nëse shohim monologët e gjata të kryeministrit Rama, kam përshtypjen se gjëja që i bashkon ato është një betejë frontale që Edi Rama i ka nisur një bindjeje dhe parimi që e kishin të vetët. E ushqente me shumë zell kur thoshte se ‘është krijuar ideja se ky i gjati të lëshon’. Tentativa që po bën në këto 48 orë, është që Rama të krijojë një gardh, një digë përballë jo asaj ç’ka ndodhi, por asaj që mund të ndodhë në harkun e tre muajve.

Natyrisht që Rama është njeriu i fundit që do t’i interesonte që Veliaj të shkonte në burg. Në prolog të fushatës nuk i duhej një ballafaqim i tillë. Nëse më lejoni unë do të flas për parimin. Fjalë për fjalë çfarë ka thënë në 48 orë. Heqim emrat. Nëse do thoshte të njëjtat fjalë 1.5 vite më parë për Berishën, Ahmetajn, Metën, do ishin fjalë të paqortueshme. Ajo që thotë Rama nuk ka të bëjë me fajësinë e mundshme, por me një shkelje që po ndodh në sy të të gjithëve. Në thelb kjo që shikojmë ne…dhe arsyeja kryesore është rezultati i zgjedhjeve të 11 majit, që është jashtëzakonisht i rëndësishmi për gjithë shoqërinë dhe për dy individë.

Rama nuk po flet për fajësinë dhe pafajësinë, por për prezumimin e pafajësisë, për faktin që arresti është i tepruar, për më tepër kriminal. Arsye e dini cila është? Ka të bëjë me rezultatin e zgjedhjeve.”, u shpreh analisti.

arrestimi Vangjeli Veliajt
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Evi Kokalari: PD po përgatitet që Argita Malltezi të marrë drejtimin e partisë

22:47 / July 17, 2026

Raporti i KE për sundimin e ligjit në Shqipëri: Vlerëson progresin e Shqipërisë në konsolidimin e reformës në drejtësi

19:35 / July 17, 2026

Projektligji i ri: Arrestimi i guvernatorit të Bankës së Shqipërisë vetëm me autorizim të Gjykatës Kushtetuese

17:10 / July 17, 2026

“Gati të japim 1 miliard euro për bizneset e vogla”, Rama: Kushdo që ka një plan serioz, të aplikojë dhe merr 2 milionë euro kredi me 2-3% interes

16:28 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.