Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Vangjeli: Priten ndryshime në qeveri! Kriteri i Ramës, ministra jo më shumë se 6 vite

16:33 / June 5, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
lorenc vangjeli
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pas arrestimit të sekretares së Përgjithshme të Ministrisë së Shëndetësisë Joana Duro, e cila mori rryshfet për të favorizuar një kompani që të përfitonte një tender, analisti Lorenc Vangjeli u shpreh në emisionin ‘Kontrast’ në Report Tv se në Tiranë ‘pritet një verë e nxehtë në arenën politike’.

Vangjeli paralajmëroi se mund të ketë ndryshime në qeveri, ndërsa theksoi se kriteri i Ramës është që mos të ketë ministra me më shumë se 6 vite.

“Para se të qetësohet deti mund të ketë dallgë, para pushimeve. Besoj se është e nevojshme një gjë e tillë. Nëse gjithkush do të jepte një te drejtë se kjo është një drejtë ekskluzive, kam përshtypjen se këshilla më e mirë ka të bëjë me rishpikjen e tij në raport me qeverisjen. Kriteri i Ramës është që mos të lërë ministra më shumë se 6 vite.

Informacionet e kryeministrit mund të jenë të tilla që mund të veprojë para se drejtësia të veprojë. Mund të ketë ministra, është një akt distancimi politik. Nëse Rama e bën një gjë të tillë do të ishte i mirëpritur në këtë detyrë. Këtë javë kanë ndodhur dy momente. Lirimi ish-ministrit të Brendshëm, lirim që bëri bujë për disa arsye. Te Tahiri ka pasur një çështje që u hetua e gjykua keq.

Historia e arrestit të sekretares së Përgjithshme përveç diellit të nxehtë të verës, temperaturat e Tiranës politike do të jenë të larta. Nisur nga informacionet nga volumi i dosjeve që janë duke u përpunuar në mënyrë logjike krijohet ideja se do të ketë një stinë të nxehtë.

Shqipëria nuk ka qenë kurrë një shtet i së drejtës. Drejtësia e sotme po lufton edhe me traditën. Ajo çfarë është e dukshme është se në Tiranë ka frikë”, tha Vangjeli.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

69-vjeçari i zhdukur në Elbasan pronar i banesës ku ndodhi shpërthimi, ekspertët e xhenios në vendngjarje për të ndihmuar ekipet e emergjencës

21:19 / November 4, 2026

Protestuesit përplasje me policinë/ Bardhi: Vendosja e gjobave në kundërshtim me ligjin

20:56 / November 4, 2026

Kaja Kallas: Shqipëria ka shënuar progres, detyra është të ruajë ritmin e reformave

20:40 / November 4, 2026

Krim në familje në Bulqizë, arrestohen gruaja dhe djali i 61-vjeçarit, dyshohet se e vranë dhe inskenuan sulmin nga ariu

19:13 / November 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.