Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Vangjeli: Serbisë i treguam se kemi burra të fortë, politikanët të krihen si Albini

23:45 / September 27, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
lorenc vangjeli
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gazetari dhe analisti, Lorenc Vangjeli, i ftuar në ‘Top Story’ tha se policia e Kosovës tregoi se ka burra të fortë dhe se politikanët duhet të krihen si Albin Kurti. 

“Në këto 48 orët e fundit kanë ndryshuar të gjithë shqiptarët, në Prishtinë e në Tiranë. Kanë ndryshuar kryesisht politikat. Bindja jonë se në këtë përplasje qindra vjeçare me Serbinë ne kemi të drejtë, u shoqërua nga ajo e cila na ka munguar herë pas here, kësaj here jemi më të fortë dhe më të aftë të mbrojmë të drejtën. Nga momenti që ata burrat e fortë me uniformë ata të policisë së Kosovës arritën të bëjnë atë gjë,  pra arritën të provojnë forcë, sot jemi më ndryshe”, tha Vangjeli.

“Në këto 48 orë, kryesisht në Kosovë, pa përjashtuar edhe Tiranën, të gjithë duhet të veshin xhaketën e Kurtit, madje madje duhet të krihen edhe si Albini. Pa përjashtuar këtu pozitë dhe opozitë, pa përjashtuar këtu Ramën dhe Berishën“, u shpreh analisti.

“Nëse deri në mesnatën e të dielës ka pasur një mori kritikash që Kurti i meritonte, sjellje të cilat mund të ishin ndryshe, sot diferenca në nuanca e në gjithçka tjetër. Askush nga ne që flasim shqip, nuk kemi diferencë në arritjen e rezultatit final, që është njohja përfundimtare e republikës së Kosovës”, tha Vangjeli.

Vangjeli i bëri thirrje Kurtit që nga sot të heqë xhaketën e folkloristit dhe të vishet si politikan serioz.

“Kurti dhe meritave apo dobësive të tij, iu dha shërbimi më i madh. Ishte vërtetim që zoti e do Shqipërinë, edhe kur dalim nga udha e Zotit, edhe atëherë kur i bëjmë njëri tjetrit atë që nuk na e bën as armiku”, tha ai.

Albin Kurti Lorenc Vangjeli Serbia
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Starmer jep zyrtarisht dorëheqjen si kryeministër: “Puna ime ka mbaruar”, Andy Burnham merr drejtimin e Britanisë

13:40 / July 20, 2026

Përshkallëzimi i konfliktit SHBA-Iran rrit çmimin e naftës

13:21 / July 20, 2026

SHBA-ja vijon sulmet, godet Iranin për natën e nëntë radhazi për të “nderuar” amerikanët e rënë

08:19 / July 20, 2026

Zjarret në Kanada mbulojnë SHBA-në me tym, mbi 100 milionë njerëz përballen me ajër të rrezikshëm

08:48 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.