Analisti Lorenc Vangjeli ka deklaruar në një emision televiziv se një pjesë e madhe e pronave të ushtrisë kanë dalë nga plani i përhapjes dhe kjo është një e vërtetë e hidhur sipas tij.
Vangjeli tha se lajm i mirë është se ka një hetim të presim çfarë do të bëhet, duhet të presim të verifikojmë.
Begaj bashkë me kolegun e tij Hekuran Brahon kanë mbrojtur pronën shtetërore në vitin 2005 kur u tentua të tjetërsohej, këtë e them si provë. Nëse ka dyshime të tjera për tjetërsimin e pronave të ushtrisë le të hetohet deri në fund. Një pjesë e madhe e pronave të ushtrisë kanë dalë nga plani i përhapjes. Një e vërtetë e hidhur është se një pjesë e pronave të ushtrisë kanë dalë nga plani i përhapjes sepse nuk është akt i një njeriu. Ushtarakët vendosin që kjo pronë i vlen apo jo forcave të armatosura, pastaj e vendos ministri i mbrojtës që e kalon tek presidenti që i vë firmën përfundimtare. Dyshimi është i shëndetshëm në të gjitha rrethanat, por ka ndodhur apo jo mbetet për tu parë. Unë di që baza e Kuçovës që është dhënë për bazë ushtarake është ekzaktësisht ajo që ka kërkuar SHBA, dhe ajo Shëngjinit, lajm i mirë është se ka një hetim, të presim çfarë do të bëhet. Kam sërish dyshime, por duhet të presim të verifikojmë. Fajësia morale është dhe më e rëndë se ajo penale, Pollo e ka jetuar mbi supe këtë dhe vetë.