Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Vangjush Dako, njeriu që “kontrollon” Durrësin nga prapaskena

10:14 / June 7, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Capture 31
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Vangjush Dako hyri në politikë në vitin 2007. Karrierën e tij suksesshme, Dako e nisi duke fituar zgjedhjet për bashkinë e qytetit Durrës kundrejt kandidatit të PD-së, Armand Teliti me një diferencë prej vetëm 308 votash.

Në vitin 2011, Dako, jo vetëm që arriti të fitojë zgjedhjet përballë kandidatit të PD-së, Ferdinant Xhaferraj, por arriti të fitojë me gati 3600 vota diferencë. Dako u bë figurë e rëndësishme për socialistët në zgjedhjet vendore të vitit 2013. Në Qarkun Durrës, ku përfshihen edhe bashkitë Shijak dhe Krujë, socialistët fituan 44% të votave, pasi kishin fituar vetëm 39% më 2009. Dhe më 2017, ata arritën të fitojnë 51% të votave. Durrësi u bë në këtë mënyrë qarku që ndikoi shumë në fitoren kombëtare të demokratëve më 2005 dhe në atë të socialistëve më 2013 e 2017 dhe aktori kyç i këtij suksesi dukej se ishte pikërisht Vangjush Dako.

Në vitin 2018, një hetim i nisur nga autoritetet gjermane mbi një organizatë të madhe kriminale që vepronte në fushën e trafikut të drogës, zbuloi jo vetëm rrjetin kriminal në disa qytete në Shqipëri, por edhe mënyrën e çlirët me të cilën politikanët në Shqipëri bisedojnë dhe marrin favore nga eksponentët e krimit. Operacioni i titulluar VOL-VO4 solli arrestimin e jo vetëm dhjetëra personave të dyshuar për trafik droge, por edhe të dy ish-deputetëve kontroversë të Partisë Socialiste, Arben Ndoka dhe Arben Çuko. Emrat e tyre dolën në mënyrë rastësore në hetimin për drogë.

Përgjimet vunë në dukje gjithashtu se trafikantët e drogës, jo vetëm që merren me trafik, por kanë fuqinë të mobilizojnë vota, të blejnë vota dhe, së paku në një rast, të katapultojnë të preferuarin e tyre në listat e kandidatëve për deputetë të Partisë Socialiste.

Dosja në fjalë quhet 339. Fragmente bisedash të përgjuara nga prokuroria treguan se si, Vangjush Dako, kryebashkiaku, kishte marrëdhënie të shpeshta me anëtarët e grupit të trafikantëve. Njëri prej trafikantëve, Astrit Avdylaj, kreu i grupit, përgjohet duke thënë se do t’i propozojë Edi Ramës një njeri të tijin për kandidat për deputet dhe se në shkëmbim të kësaj, rezultati i socialistëve në Shijak do të ishte i tillë që do të surprizonte edhe vetë Ramën.

Në vitin 2019, socialistët nuk e rikandiduan më atë për kryetar bashkie ndërsa pak muaj pas largimit si kryetar, Departamenti i Shtetit shpalli emërtimin e tij si person i përfshirë në korrupsion madhor dhe sanksionoi ndalimin e tij dhe të familjes nga hyrja në SHBA.

Ekspozimi i lidhjeve të krimit në Shijak me Partinë Socialiste dhe me Dakon vuri në pah edhe atë që u bë më vonë i njohur si makineria elektorale e socialistëve, e cila akuzohet se ka përvetësuar të dhënat personale që qytetarët kanë depozituar nëpër institucione të ndryshme publike dhe i shfrytëzon këto të dhëna, herë për të bërë fushatë, e me raste, për të blerë vota e për të shantazhuar votuesit. Dako zyrtarisht pa pushtet politik, vijoi të akuzohet në mënyrë të përsëritur nga opozita se kontrollon Durrësin nga prapaskena, gjë që ai e ka mohuar. /Euronews Albania/

VANGJUSH DAKO
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kryebashkiaku Ndreu dhe ambasadori i Kosovës, vizitojnë të rinjtë që i mbijetuan tragjedisë te Rana e Hedhun

21:19 / June 3, 2026

Dy të plagosur me lëndë plasëse në Përmet, njëri në gjendje të rëndë, dyshohet aksidentale

13:35 / June 3, 2026

Procesi ndaj grupit të Laert Haxhiut/ Dëshmon “Noizy”, sqaron zanafillën e konfliktit me “Cllevion”: Është i fiksuar me mua…

12:34 / June 3, 2026

Dhunuan protestuesin në Zvërnec, arrestohen edhe dy punonjës të tjerë të policisë private

12:10 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.