Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

VanHorn në Vlorë: Reforma në Drejtësi jo veç punë e SPAK-ut

14:01 / December 4, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1733316683 nancyvanhorn
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

E ngarkuara me punë e SHBA-vë në Tiranë, Nancy VanHorn është takuar në Vlorë me Drejtorin Rajonal të Agjencisë së Mbikqyrjes Policore, Glodian Ahmetaj dhe studentë të Fakultetit të Drejtësisë në universitetin “Ismail Qemali”.

VanHorn deklaroi se Reforma në Drejtësi është një tjetër angazhim i rëndësishëm për Shqipërinë, në të cilin kanë ndikim të gjithë aktorët, nga ata politikë, social dhe shoqëror.

“Reforma në drejtësi është punë e të gjithëve, nuk është vetëm SPAK. Kështu që unë do t’ju inkurajoj se si mund të përshtateni dhe çfarë mund të bëni në këtë aspekt. Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë me ju në këtë rrugëtim”, tha ajo.

Edhe në këtë takim, VanHorn theksoi rëndësinë e angazhimit të komunitetit për të ndërtuar besimin publik, për të përforcuar përpjekjet vendore për zbatimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit.

“Për mua, është me të vërtetë një shenjë shprese për të ardhmen e Shqipërisë që ka kaq shumë të rinj, studentë të drejtësisë, me kolegë nga forcat e rendit, ku mund të flasim për rolin e zbatimit të ligjit në komunitetin tuaj. Në udhëtimin për në Vlorë këtë mëngjes, po flisja me një nga kolegët e mi nga ambasada dhe tema e diskutimit tonë, ishte: Si mund ta ndihmojmë Shqipërinë të ndërtojë një kulturë të vërtetë integriteti dhe një kulturë ku sundon ligji? Jo vetëm në universitete, jo vetëm në zyrat e policisë, por të jetë pjesë e asaj që bëjmë çdo ditë. Sepse janë vendimet e përditshme që merrni ato që e ndërtojnë këtë kulturë”, u shpreh VanHorn.

Gjatë fjalës së saj e vuri theksin edhe te puna e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, që ka kompetencën për të inspektuar dhe hetuar standardet e korrupsionit, sjelljet e pahijshme nga policia, zjarrfikësit etj. “Dhe puna e tyre është e rëndësishme për përparimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE dhe për ta sjellë atë në përputhje me standardet evropiane” tha ajo.

Nancy VanHorn spak
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Ende nuk e kam humbur shpresën”/ EuReporter artikull për kryebashkiakun Veliaj

16:05 / September 13, 2026

Takimi i Ramës në Berat për Territorialen/ Debate në sallë mes kryeministrit, kryebashkiakut të Poliçanit dhe Egla Cenos

15:01 / September 13, 2026

Administrativja urdhëroi zhbllokimin e pagave për GJKKO-në dhe Durrësin, Rama: Veproi me “shpejtësinë e skëterrës” për rrogat e veta! Dyert e Thesarit i hap vetëm Kuvendi

16:40 / September 11, 2026

“Nuk do kemi Bord Transparence”, ministrja Ibrahimaj: Vijojmë politikat për subvencionimin e naftës

12:10 / September 11, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.