Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Vapë e madhe edhe në SPAK. Institucionet po blejnë kondicionerë dhe mirëmbajnë sistemet ftohëse

15:09 / June 20, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Spak 750x375 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Institucionet po marrin masa për të përballuar të nxehtin. Ministria e Drejtësisë kërkon të blejë pesë kondicionerë.

Në Agjencinë e Prokurimit Publik është depozituar tenderi për blerjen dhe vendosjen e tyre. Me kushtin që të jenë “Inverter”, pra të përshtatin funksionimin e tyre në raport me temperaturat e brendshme të ambienteve të punës, institucioni i drejtësisë kërkon nga kompanitë e tyre që të dorëzojnë ofertat e tyre brenda 48 orëve.

Temperaturat e larta që po përjeton jo vetëm nga moti, por edhe nga “të ftuarit” e shumtë që mirëpret kanë bërë që organi tjetër i drejtësisë, por këtë herë i pavarur… Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit trimit të Organizuar dhe Korrupsionit të kërkojë shërbim për të mirëmbajtur sistemin ftohës. Sipas tenderit të depozituar në Agjencinë e Prokurimit Publik, kompanitë e interesuara duhet të paraqesin ofertat e tyre brenda 24 orëve, ndërsa brenda dy ditëve të kryhet shërbimi i kërkuar.

Në Ministrinë e Financave, të cilës i ka mbetur vetëm një godinë pas ndarjes nga “Ekonomia”, janë plotë 18 kondicionerë ku duhet ndërhyrë. Janë 160 filtra dhe serbentina të njësive të brendshme që duhen ndërruar e mirëmbajtur. Kompanitë e interesuara duhet të paraqesin ofertat e tyre brenda 24 orëve, ndërsa ajo fituese do ta ofrojë shërbimin deri në fund të vitit.

Tenderë për blerje kondicionerësh apo për mirëmbajtje të sistemeve ftohëse kanë hapur gjithashtu Spitali Rajonal Fier dhe Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme.

spak
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

SPAK “arkivoi” dosjen “Tropoja”, Ajshe Haklaj: S’kishin guxim të hetonin vrasjet masive të Saliut, ekzekutoi 7 antarë të familjes tonë

20:29 / October 7, 2026

SPAK çon për gjykim 3 vëllezërit Bushgjokaj dhe Petrit Çakrajn, zbardhet vrasja e Renis Dobrës

19:45 / October 7, 2026

Shpërthim me tritol në Elbasan, dëmtohet rrethimi i banesës së një 69-vjeçari. Zbulohen detajet e para

12:47 / October 7, 2026

Dhunohet efektivi i policisë së Krujës, autorët i zunë pritë pranë banesës

10:28 / October 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.