Modelja ikonike Naomi Campbell ka folur për varësinë e saj ndaj drogës, e cila për pak i mori jetën gjatë viteve ’90, kur ajo ishte një yll në ngjitje. Ajo ka treguar se merrte kokainë për të përballuar traumat e fëmijërisë dhe më pas vdekjen e mikut të saj të afërt dhe dizajnerit të modës, Gianni Versace.
“Mendoj se kur nisa ta përdorja, gjëja që doja të fshihja ishte dhimbja. Ti mendon se varësia do të të shërojë plagën, por nuk ndodh. Mund të të shkaktojë shumë frikë dhe ankth. Kështu, u acarova shumë”, u shpreh Naomi.
Campbell tha se u trandit nga vrasja e mikut të saj, Gianni, i cili u vra në derën e shtëpisë nëë Miami Beach në vitin 1997. “Ai më motivonte që të dilja dhe të shkoja më tej, kur mendoja se nuk mund ta bëja, ndaj, kur ai vdiq, dhimbja u bë shumë e keqe”, u shpreh ajo dhe rikujtoi se u përball me varësinë për 5 vite, derisa i ranë të fikët në një set fotografik në 1999-ën.
“Kur ti mundohesh të mbulosh diçka, ndjenat e tua. Unë u mundova të fshihja braktisen. Ti s’’mund ta mbulosh. Po vrisja veten, ishte shumë lënduese”, vijoi ajo, duke shtuar se vendosi të shkojë në rehabilitim dhe se kjo ishte gjëja më e mirë që ka bërë për veten.