Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Varhelyi: Bosnja dhe Hercegovina së shpejti mund të marrë statusin e kandidatit për anëtarësim në BE

21:44 / November 24, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
varhelyi 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Komisionari për Zgjerimin e Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi, konfirmoi të enjten se në muajin e ardhshëm, Bosnja dhe Hercegovina mund të marrë statusin e kandidatit për anëtarësim në bllokun e 27 vendeve, siç u mor më parë nga Ukraina, Moldavia dhe Gjeorgjia.

“Nëse ka një pasojë pozitive të luftës së Rusisë kundër Ukrainës, ajo është se zgjerimi i BE-së është një zgjidhje afatgjatë për vendosjen e paqes, sigurisë dhe prosperitetit. Në këtë kuptim, zgjerimi tani është një prioritet ‘kryesor’ jo vetëm për fqinjët tanë, por edhe për ne”, tha Varhelyi në një konferencë për shtyp në Barcelonë, ku po mbahet forumi i 43 vendeve të BE-së për Mesdheun.

“Brenda Komisionit Evropian, ne kemi dyfishuar përpjekjet tona për të hedhur në tryezë propozimet për zgjerimin. Këtë vit tashmë i kemi dhënë statusin kandidat tre vendeve – Ukrainës, Moldavisë dhe Gjeorgjisë – dhe besoj se këtë vit do të kemi një tjetër vendim pozitiv për BeH”, tha ai.

“Kjo i jep jetë të re zgjerimit. Por, sigurisht, zgjerimi është një proçes kërkues. Tani do të jetë në dorën e vendeve kandidate që fillimisht të përmbushin detyrat e tyre”, tha Varhelyi.

Vendi i fundit që u bë anëtar i BE-së ishte Kroacia në vitin 2013. Pjesa e parë e forumit të Unionit për Mesdheun, një organizatë e krijuar në vitin 2008, i kushtohet çështjeve të sigurisë së furnizimeve ushqimore dhe energjetike të prekura nga lufta në Ukrainë. Pjesa e dytë do t’i kushtohet sigurisë dhe migrimit në fqinjësinë e BE-së. Në Barcelonë janë 17 ministra të jashtëm dhe BeH përfaqësohet nga ministrja Bisera Turkoviq.

bosnja kandidat Varhelyi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026

Tmerr në Ekuador, 8 trupa të pajetë gjenden brenda qeseve, dyshohet se i përkisnin së njëjtës familje

20:20 / June 3, 2026

Konfirmohet pjesëmarrja e Donald Trump në Samitin e NATO-s në Turqi, Rubio: Mund të jetë më i rëndësishmi në historinë e aleancës

19:56 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.