Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Varhelyi në Tiranë: Anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian po ndodh! Gati të zgjerohemi

10:07 / October 6, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
varhelyi 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Tirana pret sot Ministrialin e Ministrave për Punët e Jashtme të Procesit të Berlinit. Komisioneri i Zgjerimi për BE-në, Oliver Varhelyi ka deklaruar se anëtarësimi i Shqipërisë në BE po ndodh! Që nga 1 janari i vitit të ardhshëm BE është gati të për të pritur shtetet e reja të Ballkanit Perëndimor.

“Në dhjetor kur patëm samitin e parë të BE-së që ndodhi në një ka vendet kandidate të Ballkanit Perëndimor, pra këtu në Tiranë, kryeminsitri Rama erdhi dhe biseduam për këtë ide dhe tha që ne në Tiranë duam të kemi kampusin e ri të Kolegjit të Europës. Jo vetëm personat që punojnë në administratat, por mbi të gjitha të gjithë çdo ditë kuptojmë gjithnjë e më shumë sa i rëndësishëm është BE edhe për Europën Qendrore dhe Lindore.

Natolini, Kolegji i Europës është kthyer në simbolin e zgjerimit të Europës, që mund të zgjerohet dhe që të bëjë të mundur që të gjitha pjesët e tjera të Europës të bëhen 1. Çdo lloj përsëritjeje e kësaj historie të rëndësishme është mëse e rëndësishme në vetvete, prandaj kur kryeministri na i kërkoi dhe vendosi të fillojë të bisedojë me mua, menjëherë unë mendova që po, në fakt kjo është patjetër një ide fantastike, dua të jem pjesë e kësaj dhe ta bëjmë këtë gjë të mundur dhe për këtë arsye i jam shumë falënderues kolegëve në Europë, në Tiranë etj.

Gjëja e dytë që dëshiroj të them është që nuk ka një shenjë më të mirë dhe më të qartë se Shqipëria po bëhet shtet anëtar i BE-së sesa sjellja e kolegjit të Europës në Tiranë. Nëse shikojmë historinë e Europës Qendrore dhe Lindore, për shembull Natolini u krijua në vitin 1992, pra dy vjet pas rënies së murit të Berlinit, pas rënies së perdes së hekurt, kështu që po të bëjmë disa llogaritje i bie që mesazhi dhe ideja kryesore është që ky është një sinjal i qartë që anëtarësimi i Shqipërisë në BE po ndodh!

Do të ndodhë anëtarësimi në BE, po vjen drejt Ballkanit Perëndimor dhe edhe më shumë gjëra të tilla do të dëgjoni gjatë ditës së sotme. Ky është drejtimi ku po shkojmë, ky është plani i rritjes që do të bëjmë sot për të përshpejtuar zgjerimin që nga data 1 janar i vitit të ardhshëm në mënyrë që ne të jemi gati për të pritur shtetet e reja të BE, sepse ne jemi gati për t’i pritur ato, për t’ju pritur juve”, u shpreh Oliver Varhelyi.

Oliver Varhelyi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare/ Në axhendë interpelanca me Ramën dhe Ministrat

08:41 / June 4, 2026

“Pamje e realitetit të trishtë”/ Rama publikon video nga ndotja në Zvërnec: Kështu duan ta shohin armiqtë e Shqipërisë europiane

08:10 / June 4, 2026

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026

“Resortet luksoze motor i ekonomisë”, Rama: Kjo është luftë hibride, që do mbarojë

13:46 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.