Ish kreu i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili me një status në Facebook kritikon kryeministri Edi Rama i cili vijon vizitën zyrtare jashtë shtetit. Sipas Vasilit ai duhej të ishte kthyer për të marrë përgjegjësitë, lidhur me grabitjen spektakolare në Rinas.
“Por i cojne habere dynjase, si kuatje bretkocash moçali, me FB, cicerijne me Tëiter e paguajne Fake lajme qe te shtyjne ymrin edhe ca sekonda. Turp e kane lene kete vend ne dore te horrave qe te bejne ç’te duan. Ndersa keta vetem agjitacion e propagande bejne gjithe diten se puna u ka thene plaç me kohe. Shqiperine e kane te fundit qejfin e tyre te parin”, shkruan Vasili në Facebook.
POSTIMI I VASILIT
Shqiperia digjet kryeministri krihet e nuk kthehet,por vazhdon turizmin.
Nuk eshte pare dhe nuk eshte degjuar kurre kjo.
Grabiten miliona ne Aeroport Kryeministri me ministrat vazhdojne turizmin neper Europe.
As qe e prishin terezine hiç,qe te kthehen e te marrin pergjegjesite,qe u rendojne sa nje mal.
Por i cojne habere dynjase, si kuatje bretkocash moçali, me FB, cicerijne me Tëiter e paguajne Fake lajme qe te shtyjne ymrin edhe ca sekonda.
Turp e kane lene kete vend ne dore te horrave qe te bejne ç’te duan.
Ndersa keta vetem agjitacion e propagande bejne gjithe diten se puna u ka thene plaç me kohe.
Shqiperine e kane te fundit qejfin e tyre te parin.
