Pas deklaratës së ambasadës amerikane se Parlamenti aktual ishte në funksion të plotë, ish-kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili e konsideron organin legjislativ një depo patatesh të kalbura.
Ai thekson se ky Parlament është instrument i kriminalizuar, që ligjëron korrupsionin dhe asgjësimin e luftës ndaj krimit te organizuar, duke shtuar se promovimi i një tjetër fushate grumbullimi patatesh të kalbura më 30 qershor është thjesht një thikë tjetër në një krizë përfaqësimi.
Sipas Vasilit, as Amerika dhe as BE nuk kane shndërruar senatet, dhomën e përfaqësuesve dhe parlamentet e tyre në vend grumbullimi patatesh të kalbura të krimit të organizuar.
