Në emisionin Shqip në Dritare TV, Vasilika Shanto, zonja 99-vjeçare foli nga Uashingtoni, për vendlindjen dhe vendin ku ende shikon ëndrrat, Vunoin. Ajo mban mend fjalët, këngët dhe vajet e Vunoit, ku lindi dhe ku jeton ende me mendje. Zonja Shanto në bisedë me gazetaren Rudina Xhunga, tregoi për historinë e Erkole Kolekës, vëllait të Aneta Ramës.
Shanto tregoi se djali i madh i familjes Koleka në kohën e luftës, iku nga Vlora pasi e ndiqnin gjermanët. Familja e dërgoi në Vuno, te gjyshërit. Ata i hapën një vend në tavan që ta fshihnin. Por djali i ri nuk duroi dot gjatë. Doli, dhe gjermanët e vranë. Ndërsa nëna e qau sipas zakonit.
“M’u ndave nga djemtë dhe nga e vogla Anetë, që e kishe rritur vetë, e merrje në biçikletë”, tha zonja Shanto , për vrasjen e Erkole Kolekës, dajës partizan të kryeministrit Edi Rama.