Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili shprehet se vatra e zjarrit në afërsi të fshatit Shën Pjetër ish-Komuna Ishëm Durrës, vijon të mbetet aktive.
Ai akuzon qeverinë se nuk merr masat e duhura për shuarjen e flakëve, por vetëm mashtron.
“Vazhdon edhe në këtë moment zjarri në afërsi të fshatit Shen Pjetër ish-Komuna Ishëm Durrës. Zjarri është pikërisht pranë një zone turistike bregdetare shumë të frekuentuar dhe ka prekur edhe pyllin aty pranë. Qeveria merret me fjalime dhe mashtrime ndërsa zjarret janë në mëshirë të fatit”, ka shkruar Vasili.