Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Vatikani nuk pranoi ftesën për t’u bërë pjesë e “Bordit të Paqes”, reagon Shtëpia e Bardhë

22:01 / February 18, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
shtepia e bardhe
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shtëpia e Bardhë ka reaguar të mërkurën lidhur me vendimin e Vatikanit për të mos u bashkuar dhe për të mos marrë pjesë me shtetet e tjera në “Bordin e Paqes”. Shtëpia e Bardhë u shpreh se ishte thellësisht për të ardhur keq që Vatikani mori këtë vendim.

“Nuk mendoj se paqja duhet të jetë partiake, politike apo kontraverse dhe, sigurisht, administrata dëshiron që të gjithë ata që u ftuan të bashkohen me Bordin e Paqes të bashkohen sepse, përsëri, bordi i paqes po mbikëqyr rindërtimin e një territori që është pllakosur me dhunë, me gjakderdhje, me varfëri për një kohë shumë të gjatë”, u tha gazetarëve sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt.

Bordi, i cili do të kryesohet për një kohë të pacaktuar nga Trump, fillimisht ishte krijuar për të mbikëqyrur rindërtimin e Gazës. Megjithatë, objektivi i tij është zgjeruar që atëherë për ta bërë bordin një organ global paqeruajtës. Papa Leo XIV u ftua të bashkohej me bordin muajin e kaluar.

Kardinali Pietro Parolin, sekretari i Shtetit i Selisë së Shenjtë, u tha gazetarëve se ata nuk do ta pranojnë ftesën , duke shtuar se ishin të hutuar nga disa pika të planit dhe se çështjet kritike duheshin zgjidhur.

Vatikani ka shprehur gjithashtu shqetësim se Bordi i Paqes i Trump mund të zëvendësojë punën që po bëhet nga Kombet e Bashkuara.

Bordi i paqes ftesa Reagim shtepia e bardhe Vatikani
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vetëm pesë ditë në detyrë, shkarkohet zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë

21:38 / October 16, 2026

Ukraina do të transportojë organet për transplantim me dronë për të kursyer kohë

19:58 / October 16, 2026

Papa Leone XIV shfaqet për herë të parë pas operacionit, duke kremtuar meshën në spitalin ku ndodhet i shtruar

19:42 / October 16, 2026

Tërmet me magnitudë 7.0 në Rusi, lëkundet Gadishulli Kamchatka

10:57 / October 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.