Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook X (Twitter) Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Vatikani: Papa vijon të mbetet në gjendje kritike

21:04 / February 22, 20252 Mins Read
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
papa
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Vatikani ka thënë se Papa Françesku vijon të mbetet në gjendje kritike. Papa ndodhet i shtruar në spital prej 1 jave për shkak të një infeksioni kompleks në mushkëri. Vatikani njoftoi të shtunën se Ati i Shenjtë ka marrë transfuzion gjaku pasi analizat treguan për një gjendje anemike.

“Ati i Shenjtë vazhdon të jetë vigjilent dhe e kaloi ditën në një kolltuk, edhe pse me më shumë dhimbje se dje. Për momentin, prognoza është e rezervuar”, thuhej në deklaratë. Papa ka sëmundje kronike të mushkërive. Ai u shtrua në spitalin Gemelli në Romë më 14 Shkurt pasi gjendja e tij me bronkitin u përkeqësua. Mjekët e diagnostikuan fillimisht infeksionin kompleks viral, bakterial dhe fungal të traktit respirator ndërsa më pas në një pneumoni në të dyja mushkëritë.

Ai ka nevojë për pushim absolut sipas mjekëve dhe po e trajtojnë me një kombin kartizonësh dhe antibiotikësh bashkë me oksigjen nëse ka nevojë. Doktori Sergio Alfieri, kreu i mjekësisë dhe kirurgjisë në spital, tha se kërcënimi më i madh me të cilin përballet Papa aktualisht është fakti se nëse disa nga mikrobet që ndodhen në sistemin e tij të frymëmarrjes kalojnë në qarkullimin e gjakut mund të kalojë në sepsis. Kjo gjendje mund të çojë në mosfunksionim të organeve dhe deri në vdekje.

Papa Françesku Vatikani
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

E rëndë në Gjipe/ Turisti gjerman goditet nga helika e skafit

15:55 / June 15, 2025

Nesër samiti i SEECP në Tiranë, Begaj do të presë krerët e shteteve të procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore

13:14 / June 15, 2025

Rama poston video nga plazhi i Darëzezës

17:54 / June 14, 2025

U hodh në lum për të shpëtuar dy fëmijët e mitur, Greqia do t’i japë nënshtetësi shqiptarit të guximshëm

17:20 / June 14, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

© 2025 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.