Policia e Tiranës ka vënë në pranga 3 vajza të reja në kryeqytet të cilat dyshohet se ushtronin prostitucion në një qendër masazhesh.
Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme arrestuan shtetaset R. L., 20 vjeçe, G. Xh., 23 vjeçe, V. Ç., 20 vjeçe, të treja banuese në Tiranë, dhe shpallën në kërkim shtetasen A. L., 23 vjeçe.
Gjithashtu, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen A. V., 36 vjeçe. Këto shtetase ishin të punësuara në një qendër masazhesh, në të cilën, përveç aktivitetit të regjistruar ushtrohej edhe aktiviteti i kundërligjshëm i prostitucionit.