Nga New York, Resmi Çorbaxhi
Pas hidhësisë së dimrit te gjatë dhe erës së ftohtë të oqeanit, retë janë carë duke premtuar një ditë të ngrohtë. Kështu duket këtu ne 3W, 51 Street, ku ndihet një ambient festiv me aromë Shqipërie. Kjo duket nga vargu i gjatë i makinave parkuar në të dy anët, ku nuk është vështirë të dallosh që janë shqiptarë.
Flasin targat e tyre në gjuhën shqipe me emrat e qyteteve nga vijnë, simbolet si shqiponja, flamuri kombëtar, harta e Shqipërise dhe Kosovës. Zhvillohet ceremonia e 110 vjetorit të gazetës “Dielli”, zërit të vatranëve që për më shumë se një shekull kanë jetuar me trup në Amerikë dhe me mendje në Shqipëri. Të parin që ndeshëm në rrugë është dr Elez Biberaj, publicist dhe një zë i njohur për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në çështjen shqiptare gjatë viteve1990. E kush nuk e njeh Elezin?! Edhe ata që nuk e njohin fizikisht e njohin emrin e tij, si nje zë i fuqishëm në rrëzimin e diktaturës komuniste.Është së bashku me bashkëshorten . Kanë lënë cdo punë për ditën e madhe të “Diellit”. -Kohë e bukur! -Si për festë, ska ku të shkojë më bukur. – buzëqesh ai dhe humbet mes grumbullit të madh të vatranëve. Këtë radhë ata, kanë zgjedhur zemrën e kryeqytetit botëror, jo shume larg sheshit Times Square, një vend që nuk fle njëzet e katër orë, një shesh që e admirojnë të gjithë.
Frederik Ndoci i njohur si këngëtar, ka edhe një anë tjetër pak të njohur për të tjerët, atë të organizatorit. Këmbët si zenë dhe. U uron mirseardhjen të porsambrriturve, hedh sytë rreth e rrotull sallës ku do te zhvillohet sesioni, rregullon mikrofonat, përpiqet të ndreqë dicka në stendat e shumta përqark. Ka një merak, që gjithcka të shkojë diell si vetë emri i gazetës që i ka mbledhur. -Mirmëngjez! Sapo kam mbrritur nga Gjermania. Kisha frikë se nuk do të arrija në kohë. Kam qënë ketu edhe ne 100 vjetorin e gazetes. Zoti më ndihmoj- flet i porsaardhuri dhe sytë e tij kërkojnë miqtë e vjetër.Nuk është i vetëm Shumë të tjerë kanë ardhur nga Zvicra, Kanadaja, Kosova si dhe nga Shqipëria. Midis tyre shfaqen Halim Kosova dhe përfaqësuesi i Institutit të Përndjekurve politikë Selajdin Zela. Festa e gazetës së vatranëve i ka kaluar kufijtë e Amerikës duke u bërë festë e gjithë shqiptarëve të diasporës dhe Amerikës. Kanë marrë rrugë të gjatë për festën e “Diellit”.
Përkushtimi i tyre të sjell ndër mend vargjet e Nolit të madh; “Nënë moj ti mos ki frikë/ se ke djemtë në Amerikë….” Kolosët Noli dhe Konica qëndrojnë në krye të stendave vendosur rreth e rrotull sallës. Në krye flamuri kombëtar. Rajmonda Prifti si një pjestare e shtëpisë i jep dorën dr Arjeta Ferluskaj dhe e uron për kumtesen e mirëpritur nga të gjithë. Arjeta jeton në Shkodër, por “Diellin” e ka gjithmonë në zemër. E tërheq historia si udhërrëfyese në rrugën e publicistikës shqiptare. Gjatë kumteses ajo do të hedhë edhe idenë e dixhitalizimit te gazetës, si thesar i gazetarisë dhe gjuhës shqipe. Pranë meje është edhe prof Nikolas Pano. Vitet kanë bërë punën e tyre, por mosha e tij nuk e ka penguar të marrë pjesë në festën e madhe. Ka qënë pjesmarrës edhe në 100 vjetorin e Diellit, dhe tani ka nderin të mbajë kumtesën e parë. Fuati Memelli gazetar i ardhur nga Bostoni afrohet pranë profesorit dhe e pyet në se mund ti hedhë një sy të shpejtë kumtesës së tij. Kërkon të japë informacion në kohë sa më të shpejtë. .- Sigurisht është juaja, por të lutem nuk dua të ketë keqkuptime pasi është në anglisht. Pas referimit do të jetë e juaja, dhe për të gjithë. Rajmonda afrohet u kërkon të falur për ndërprerjen dhe e fton prof Nikolas ne podium. Është e mbesa e Petër Priftit dhe vajza e prozatorit Naun Prifti. Së bashku me Frank Shkrelin ndjejnë peshën e pergjëgjesisë së moderatorëve të festës. Është një ditë e ngjeshur me veprimtari që sjellin gjithmonë te paprtiura; fakte dhe ngjarje të padëgjuara më parë. Befasuese ajo që ka përgatitur Ilir Ikonomi. Thesar i rrallë. Për herë të parë zëri i Faik Konicës, nëpërmjet një interviste dhënë radio NBC vetëm një ditë pas pushtimit nga Italia fashiste në 7 Prill 1939.
E padëgjuar më parë dhe i vetmi dokument që ekziston. Komentatori më në zë i kohës, Helmar Bouchage, e viziton atë në Washington. Intervista është gati dhjetë minuta. Zëri i sigurtë, anglishtja e pastër, përgjigjet e pyetjeve edhe kur ato janë provokuese, flasin qartë për përkushtimin e tij ndaj fatit të vendit. Gjatë intervistës është i gatshëm të bëjë avokatin e popullit, duke harruar grindjet e meritë me kundërshtarët e bindjeve të tia. Agresionin ai e quan nje thikë të ngulur pas shpines, të një populli të pambrojtur. Komentatori Helmar në shënimet e veta ka nënvizuar se kishte mbetur i mahnitur nga bibloteka e madhe dhe njohuritë shumëplanëshe të Konicës. Ndërsa intervista shfaqet në monitor nga pas dëgjoj një psherëtimë. Prof Muharrem Dezhgiu i pëshpërit shokut në krah: – Ah sikur të kishim ca burra të tillë në kohën që jetojmë! Burra të mëdhenj te papërsëritshëm, të cilët kur ishte fjala për mëmëdheun “harronin” zënkat, mëritë, grindjet, fyerjet, armiqësitë, dhe bëheshin një nën hijen e flamurit kombëtar. Vepra e kolosëve te tille eshte nje leksion qytetarie edhe per ditet te sotme. Vendosmeria e Konices na ngacmoi te riktheheshim ne analizen e zotit Elez Biberaj, me kritika te forta per poziten dhe opoziten, gjendjen e veshtire ekonomike, korrupsionin, grindjeve, sharjeve midis tyre duke penguar jo vetem zhvillimin ekonomik, por edhe vonesën për tiu bashkuar familjes së madhe europiane.
Për fat të keq kanë harruar leksionet historike të kolosëve si Noli dhe Konica. Në krah kam Selajdin Zelën. Ka punuar në Pogradec për nje kohë të gjatë. Unë nga Korca dhe ai gjysëm pogradecar, kemi cfarë ti tregojmë njëri tjetrit. Vec biseda jonë mbeti në mes kur fjalën e mori Mr Grant Harris. Një amerikan shqiptar mbi shqiptarët. Vec angazhimit të punëve në Departamenitn e Shtetit pasioni dhe disa fakte te periudhës së Pavarësisë e kanë shtyrë atë për të hulumtuar nëpër faqet 110 vjecare të “Diellit”.Kumtesa e tij e mbushur me data, dokumenta, takime shprehin shqetësimin dhe problemin shqiptar në arenën nderkombëtar. Ato janë trajtuar në faqet e gazetës qe botohej përtej oqeanit duke u bërë objekt studimi edhe tani pas 110 vjetësh. Në ndihmë studiuesit i ka ardhur gazeta e asaj kohe “Taraboshi” që cështjen shqiptare e trajton në të njëjtën linjë si gazeta më e madhe shqiptare “Dielli”. Merita McCormack, e cila jeton ne Amerike u shpreh e gatëshme për ta ndihmar Mr Harris gjatë studimit të tij. Asnjëherë nuk u mërzit nga pyetjet e shumta, dhe sqarimeve rreth tyre. -Mr Harris më ka kërkuar ndihmë dhe unë isha e gatëshme ta ndihmoja. Nuk besoj që një shqiptar të kishte aq shumë pyetje sa ai, aq pasion dhe vullnet për nje interpretim te saktë të rrugës së “Diellit”. Ka interpretuar edhe detaje të vogla por të rëndësishme për kauzën e viteve1910 kur do të shpallej pavarësia. Po ju sjell nje fakt. Mr Grant Harris ka zbuluar që “Dielli’ dhe nje gazetë e komunitetit rus qe për momentin nuk më kujtohet emri, janë gazetat e para të botuara ketu ne Amerikë. Të dy gazetat kanë filluar të botohen në dhjetëvjecarin e parë të viteve 1900. Ndërsa Dielli vazhdon rrugëtimin e vet mbi njëshekullor, gazeta ruse pushoi se botuari diku rreth viteve 1960 – 1970. Po kush e ka mbajtur gjallë atë? Ka mbijetuar falë kontributit të vatranëve, shqiptarëve të Amerikës. Vetëm në hapjen e fushatës për 110vjetorin vec urimeve pafund vërshuan donacionet. Kanë qenë një grup legalistësh te cilët kanë dhuruar 1700$. Na bëri përshtypje edhe nje leter e Kol PrekCacaj që shkruan: Gjendem në Majami, Florida me pushime. Mësova se keni hapur hapur fushatën për 110 vjetorin e gazetës tonë të dashur. Po përgjigjem me 500$ duke ftuar e të tjerë bashkëatdhetarë të mbajmë gjallë këtë pasuri historike. Rrugë e gjatë e nisur që ditët e para te gazetës. Faik Konica një vit pas botimit të numurit të parë nen titullin “Moti i parë” vlerëson përpjekjet sakrificate shqiptarëve që kontribuan në botimin e “Diellit” pa harruar manaxherin e parë dardharin George Konda që për gazetën interesohej po aq sa për shtëpinë e vet. Edhe në momentet më të vështira shqiptarët në Amerikë kane ditur te ruajne zërin e tyre. Anthony Athanas ka qenë njeri prej tyre. Pesha e përgjegjësisë ishte dyfish, si patriot dhe kryetar i Vatrës. Nën shembullin e tij Ibrahim Kulla, vëllezrit Bytyci, Isa Ndreu, sponsorizuan gazetën per muaj me radhë. Mjafton te shfletosh faqet e gazetës “Dielli” të vitit 1984. Vëllezrit Bytyci dhe Ibrahim Kulla kanë bërë gjithë pagesat e botimit të saj për një vit. Vijmë në prag të festës. Përsëri të gatshëm shqiptarët të kontribojnë për Vatrën. Dhe të parët janë vatranët kudo që ndodhen.
Ekrem Bardha dhe Harry Bajraktari dhurojne nga 5000$, Bedri Lita e Tony Sufaj 2000$ , prof Nikolas Pano 1100$. Ne nje shkrim nuk mund ti përmendim gjithë kontribuesit, por vete shuma prej me shume se 34000$ flet për gadishmërinë e vatranëve dhe shqiptarëve te Amerikës. Në mbrëmjen e madhe vatranët vec casteve të gëzuara, u betuan edhe një herë se rrezet e “Diellit” do të ndricojnë për aq kohë sa të ketë gjak shqiptari. Afmosfere merr zjarr nën këngët e Frederik Ndocit të lehtësuar tani nga roli i organizatorit të festës. Vallet e ndezin më tepër atmosferën. Të kapur dorë pas dore, duket se shqiptarët kane qenë, janë do të jenë gjithmonë pranë Vatrës, si streha e mendimeve të tyre. Por festa nuk mbaron këtu. Ajo do te vazhdojë në Tiranë, kryeqytetin e të gjithevë me ndarjen e cmimeve të konkursit organizuar me këtë rast. Merita McCormac me cilesinë e zvkryetares të jurisë do te merrte rrugën drejt festës ne Atdhe. Emocione për fituesit, por edhe pjesmarrësit. Roland Qafoku, fitues i cmimit te librit më të mirë e quan vlerësimin, nder, privilegj por dhe nje detyrim moral ndaj shqiptarëve të diasporës. Shqiptarët më të bashkuar se kurrë, në 110 vjetorin e “Diellit” zërit të tyre, shkëndijës së ndezur nga ata që më shumë se për vehten menduan për Shqipërinë.