Ky edicion i Kupës së Amerikës vazhdon të mbretërojë në një kaos të pashoq për shkak të COVID-19. Një muaj para zhvillimit të aktivitetit iu hoq e drejta e organizmit fillimisht Kolumbisë e vetëm 24 orë më parë edhe Argjentinës, të cilët ishin vendet pritëse. Sot është vendosur që aktiviteti t’i besohet një shteti tjetër, vetëm 13 ditë para fillimit zyrtar të tij.
CONMEBOL në mbledhjen e fundit vendosi përfundimisht që aktiviteti të zhvillohej në Brazil, i vetmi shtet që garantonte stadiumet dhe infrastrukturën e duhur për një garë të tillë në mes të pandemisë që ka mbërthyer gjithë botën.
“Kupa e Amerikës do të zhvillohet në Brazil. Datat e fillimisht dhe të fundit të turneut janë të konfirmuara (13 qershor-10 korrik). Qytetet dhe ndarjet e ndeshjeve sipas grupeve do të komunikohen në orët e ardhshme”, shkruhej në komunikatën e CONMEBOL.
