Vazhdon beteja ligjore mes ish çiftit të njohur hollivudian, Johnny Depp dhe Amber Heard. Të enjten, aktori dëshmoi për shpifje kundër ish-gruas së tij, e megjithatë, saga e përplasjeve të tyre vazhdon pasi gjatë këtij procesi u shfaqën disa imazhe të Depp, duke përfshirë një foto të tij me akullore të derdhur në prehër dhe një video duke marrë substanca në një kuzhinë.
Ylli i “Pirates of the Caribbean” konfirmoi vërtetësnë e fotos në fjalë gjatë marrjes në pyetje në sallën e gjyqit në Fairfax dhe tha se ajo i përket vitit 2013.
Ndërkaq, teksa u pyet nëse do të pinte sërish shpesh uiski në mëngjes, Depp u përgjigj: “A nuk është ora e lumtur në çdo kohë?”.
Kujtojmë se Johnny Depp ka ngritur një padi kundër ish-bashkëshortes së tij, Amber Heard për 50 milionë dollarë, duke pretenduar se ajo shpifi në një artikull të Washington Post të vitit 2018, në të cilin ajo nuk e përmendi atë, por e përshkroi veten si viktimë e abuzimit në familje.




