Nga Manjola Arizaj Zeka
Malësoret janë njerëz fisnikë! Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Malësi të Madhe, e turpshme, e papranueshme, e dënuar nga të gjithë. E, nëse një njeri jo mirë mendërisht (po të ishte normal nuk do e bënte një gjë të tillë) ka kryer këtë akt të ulet, le të marrë dënimin e mundshëm që meriton, por nuk kanë pse gjykohen të gjithë.. Nuk kanë pse sajojnë dhe fantazojnë për atë zonë.. Vazhdon të mbetet po ajo Malësi, e besës, bujarisë e burrnisë, e raste të tilla (megjithëse shumë e shëmtuar) nuk ja prishin aspak emnin e zemrën malsorve…