Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Vazo lulesh me kanabis, në pranga babë e bir

09:26 / July 22, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
vazo lulesh kanabis
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Babë e bir kanë rënë në prangat e policisë në fshatin Dërmënas të Fierit pasi kishin kultivar kanabis në vazo lulesh në shtëpinë e tyre, si dhe iu sekuestrua një sasi prej 6.5 kg kanabis sativa.

NJOFTIMI

Vijon kontrolli intensiv i territorit, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Dërmënas”, i zhvilluar nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier dhe Komisariati i Policisë Fier, pas një hetimi 2-javor.

Sekuestrohen 6.5 kg lëndë narkotike cannabis sativa dhe fidanë narkotikë të mbjellë në vazo lulesh.

Në kuadër të operacionit vihen në pranga babë e bir, për kultivim, prodhim dhe shitje të narkotikëve.

Gjithashtu, në vijim të operacionit vihet në pranga dhe një shtetas tjetër, për kultivim të bimëve narkotike.

Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e prodhimit dhe shitjes së kanabisit, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë policore, pas një hetimi 2-javor, strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier bënë të mundur finalizimin me sukses të operacionit policor të koduar “Dërmënas”.

Në kuadër të këtij operacioni u arrestuan në flagrancë për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”, shtetasit G. B., 62 vjeç dhe A. B., 34 vjeç (babë e bir), banues në Dërmënas, Fier.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tyre, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 6.5 kg lëndë narkotike kanabis dhe fidanë kanabis të mbjellë në vazo lulesh.

Gjithashtu, gjatë operacionit u arrestua për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, shtetasi A. V., 52 vjeç, banues në Fermë Çlirim, pasi nga kontrolli i ushtruar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, në oborrin e banesës iu gjetën kubikë me fidanë të dyshuar kanabis.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Dhuna s’duhet të jetë kurrë alternativë”/ Protestat në Shqipëri e rajon, Merz nga Samiti i Procesit të Berlinit: Duhet të vazhdojmë procesin e zgjerimit të BE

14:56 / October 22, 2026

Franca ndalon protestat në disa pjesë të Parisit dhe në Lyon

14:51 / October 22, 2026

Ndryshon ligji për investimet/ Projektligji synon diversifikimin e projekteve dhe më shumë monitorim

14:47 / October 22, 2026

Shtatori me afro 2 mijë biznese të reja, tregtia dhe turizmi sektorët e preferuar

14:42 / October 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.