3 punonjësit e portit të cilët akuzohen për “shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë”, ku për pasojë humbi jetën 19 vjeçari Rufan Belshaku janë lënë në “Arrest me burg”. Të arrestuarit janë Nazmi Varaku 64 vjeç, me funksion manovrator i makinerisë, Rendi Biçaku 27 vjeç, me funksion përgjegjës turni, në firmën përpunimit të kontenierëve në portin e Durrësit dhe Bledar Troplini 42 vjeç, me funksion kryemekanik i ofiçinës.
Nga sa mësohet, burime pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Durrës, rezulton që tre shtetasit në fjalë nuk kanë folur për të kundërshtuar apo të kishin pretendime ndaj vendimit.
Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi tek “Sheshi i Kontenierëve” në portin e Durrësit, ku Belshaku është aksidentuar me pasojë vdekjen, nga një mjet pune i kësaj firme, që po drejtohej nga shtetasi Nazmi Varaku.
